web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Best Big International Artist”/ Nutsa nga Gjeorgjia rrëmben kupën

29 Maj 2021, 21:25, Lifestyle CNA

Çmimi Best Big International Artist në këtë edicion të 22 të festivalit ndërkombëtar, Kënga Magjike, shkoi për artisten nga Gjeorgjia, Nutsa.

Ajo shprehi falenderimin dhe dashurinë që Shqipëria i ka dhënë.

?Faleminderit shumë, jam shumë e lumtur, kam shumë emocione. Dua t?jua kthej mbrapsht të gjithë dashurinë që Shqipëria më dha. Ju dua shumë, do të kthehem sigurisht përsëri në Shqipëri. Falenderim më të madh për Arditin që është producenti më i mirë, njeriu më i mirë. Faleminderit shumë?, tha artistja nga Gjeorgjia.

Festivali modern i këngës shqiptare tërhoqi edhe këtë vit interesin e artistëve nga Europa. 8 ishin artistët Big International nga Greqia, Italia, Kroacia, Spanja, Belgjika dhe Gjeorgjia që performuan këtë vit në Kënga Magjike./ CNA.al





Lajmet e fundit nga