Pandemia COVID-19/ SHBA nën presion për të bërë më shumë në nivel global
Përpara Ditës Përkujtimore të të Rënëve, Presidenti Joe Bide...
Rastet e fundit të dhunimeve seksuale, e kanë shtyrë kryeredaktoren e Grazetës, Eurisa Rukovci, që të fillojë një nismë për regjistrimin e abuzuesve seksualë.
Kjo nismë i drejtohet Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës dhe ka për qëllim që emrat e dhunuesve seksualë të bëhen publikë për qytetarët.
Një regjistër publik sipas Rukovcit, do të vendoste më shumë drejtësi për viktimat e abuzimit seksual.
?Është e rëndësishme të kemi një regjistër të tillë, për shkak se momentalisht nuk jemi duke pasur sukses. Do të thotë momentalisht nuk po e shohim një trend ku abuzuesit seksualë janë duke u dënuar, edhe nuk është duke pasur drejtësi për të mbijetuarat e abuzimit seksual?.
Rukovci në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ka bërë të ditur që ky peticion i nisur online, ka për qëllim që emrat e këtyre personave duhet të bëhen publikë, pasi ata të kenë një vendim të prerë nga gjykata.
?Regjistri është për abuzuesit seksualë, për individët që janë të dënuar prej gjykatave për abuzim seksual dhe jo për persona të cilët kanë aktakuza?.
Ajo thotë se me rastin që ndodhi më 18 maj në qytetin e Pejës, ku profesori vrau prindin e nxënëses së tij, të cilën tentoi ta dhunonte ? tregon që Kosova ka nevojë për një regjistër publik për abuzuesit.
?Kosova nuk është duke e pasur një sistem ligjor të detajuar, ku merren me rehabilitimin e abuzuesve seksualë. E kemi parë rastin e Pejës, që për shkak të dështimit të monitorimit të individëve që kanë kryer një vepër të ngacmimit seksual, nuk ka pasur monitorim të institucioneve të drejtësisë dhe ka ardhur deri te vrasja?.
Rukovci beson që një regjistër i tillë do ta ulte numrin e abuzimeve seksuale, pasi deri më tani nuk ka asnjë monitorim për personat që kanë një historik të abuzimit.
Edhe sociologia Linda Gusia, mendon që duhet të bëhet publik një regjistër me emrat e personave që kanë të kaluar me abuzim seksual, kjo për arsye se këta persona sipas saj kanë tendencë të përsëritjes së veprës.
?Zakonisht abuzuesit seksualë janë serikë. E kanë tendencën që t’i përsëritin krimet e tyre dhe kjo është e vërtetuar në secilin vend tjetër të botës?.
Gusia shprehet që një regjistër publik nuk do e zhdukte problemin me abuzimet seksuale, por së paku do të ishte një hap para drejt mbrojtjes së viktimave, pasi sipas saj në shoqërinë kosovare, ka një tolerancë për abuzuesit.
?Regjistër do duhej të kishte për shumë krime, por sidomos për krime të abuzuesve seksualë. Nuk mendoj që emrat e tyre do duheshin të vendoseshin në mur, pasi nuk mendoj që ajo do ndihmonte, por definitivisht kushdo që dëshiron t?i shoh emrat e abuzuesve seksualë, duhet të ketë të drejtë t?i shohë?.
Aspektet juridike të regjistrit publik për abuzuesit seksualë
Ky peticion duhet t?i mbledhë 10 mijë nënshkrime, në mënyrë që të procedohet për në Kuvendin e Kosovës, ku më pas duhet të ketë një nismë legjislative.
?Regjistri për abuzuesit seksualë, duhet të themelohet me nisma legjislative, qoftë me amandamentimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, apo të rregullohet me ligj të veçantë për arsye se vetë publikimi i kësaj liste të abuzuesve, është një lloj sanksioni dhe duhet të parashihet me ligj?, shprehet juristja Edona Sina.
Sipas Sinës, dënimet plotësuese në Kosovë janë të parapara me Kodin Penal që parasheh publikimin e aktgjykimit, mirëpo kjo gjë nuk ndodh në praktikë.
?Këshilli Gjyqësor i Kosovës i publikon vendimet e tre shkallëve: Gjykatave Themelore, Apelit apo të Supremes, mirëpo i mban emrat e të pandehurve anonim?.
Meqë qëllimi i një regjistri të tillë është turpërimi publik, Sina thotë që ka argumente juridike nga të dy taboret që mbrojnë idenë që qëllimi i burgimit është rehabilitimi i atij personi dhe me publikimin e emrave, atëherë dështon rehabilitimi dhe riintegrimi i këtyre personave në shoqëri.
?Juridikisht gjithmonë duhet t?i përmbahemi parimit të pafajësisë, që do të thotë se deri në një vendim të plotfuqishëm, çdo njeri duhet të trajtohet si i pafajshëm. Mirëpo në anën tjetër, publikimi i këtyre listave është edhe parandalim apo njoftim i qytetarëve se si duhet të mbrohen nga këta abuzues?.
Në Kosovë, e drejta e privatësisë është një e drejtë kushtetuese, mirëpo Sina tregon që edhe privatësia mund të kufizohet me ligj të veçantë.
?Nëse amandamentohen ligjet apo ka një ligj të ri për publikimin e listës së abuzuesve, atëherë do të ketë kufizim në të drejtën e privatësisë. Ajo që mendoj që do ishte e udhës, është që të gjitha veprat pa përjashtim nga kapitulli 10 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku përfshihen veprat penale kundër integritetit seksual të përfshihen në këtë listë?.
Shtete të ndryshme në botë kanë regjistra publikë për abuzuesit seksualë dhe qasja në këtë listë varet nga rregullimi i brendshëm i shteteve.
Për Rukovcin, praktikat nga vendet e tjera të botës, tregojnë që publikimi i një liste të tillë ul numrin e abuzimeve seksuale.
?Kjo është një praktikë që përdoret në shumë vende të botës. Në Amerikë, Zelandë të Re, Australi e kështu me radhë. Ajo çka shihet është që ulet numri i personave të rinj që hyjnë në regjistër, ulet dhe numri i personave që abuzojnë sidomos me të mitur. E sidomos për shkak që ka monitorim të madh ligjor, për këta persona mundësohet që të mos kryejnë vepra të njëjta edhe ndaj personave të tjerë?. Peticioni për regjistër publik për abuzuesit seksualë në Kosovë, deri më 28 maj ka mbledhur afro 3 mijë e 500 nënshkrime online. REL
Përpara Ditës Përkujtimore të të Rënëve, Presidenti Joe Bide...
Media shtetërore verikoreane ka pretenduar se fëmijët jetimë...
P as uljes së imponuar të një avioni pasagjerësh në Minsk dh...
Gjiganti farmaceutik Pfizer ka konfirmuar të shtunën për Rad...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Britania ka konfirmuar se vendi po përjeton një rritje të re...
Azilkërkuesit në Greqi jetojnë me frikën e burgosjes pa vend...
Shtetet e Bashkuara dhe India janë të përkushtuara për të pu...
Sipas një hulumtimi, origjina e koronavirusit nuk është naty...
Zyrtarët shëndetësorë në Vietnam kanë thënë se kanë identifi...
Një varr masiv që përmban eshtrat e 215 fëmijëve në një ish ...
Presidenti Joe Biden i dërgoi të premten Kongresit projekt-b...
Në përvjetorin e parë të vdekjes së George Floydit ndërsa mb...
Udhëheqësi bjellorus Aleksandër Lukashenko shkoi në Rusi të ...
SHBA do të publikojë rezultatet e hetimeve mbi origjinën e k...
Tetë persona janë plagosur, pas një shpërthimi të fuqishëm, ...
Hetimet për vrasjen e 20 vjeçares Caroline Crouch, disa javë...
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se në Kosovë kanë...
Një lëkundje sizmike u ndje, rreth orës 21:40, në Patras dh...
Program COVAX tha se shpërthimit i virusit në Indi, do të ke...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...