Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Përpara Ditës Përkujtimore të të Rënëve, Presidenti Joe Biden përshëndeti shifrat e rritura të vaksinimit në vend. Por SHBA-të, akuzohen se nuk kanë bërë sa duhet për të luftuar pandeminë në të gjithë botën dhe tani janë nën presion për të dalë me një strategji globale kundër COVID-19, kur presidenti Biden të takohet me krerët e ekonomive të tjera të përparuara në samitin e G-7, që mbahet në muajin qershor.
Shkalla e vaksinimit është rritur gjithashtu nga pagesa stimuluese, duke përfshirë dhe llotaritë shtetërore.
Një 22-vjeçare nga Ohajo, fitoi një milion dollarë, vetëm se bëri dozën e parë të vaksinës.
“Unë ndoshta do të investoj pjesën më të madhe të lotarisë“, thotë 22 vjeçarja Abbigail Bugenske.
Të premten, Presidenti Joe Biden festoi përparimin e bërë në luftën ndaj koronavirusit.
?Tani, 51 për qind e të rriturve amerikanë janë vaksinuar plotësisht. 75 për qind e të moshuarve janë plotësisht të vaksinuar?, tha Presidenti Biden.
Por administrata zotit Biden është nën presion për të bërë më shumë globalisht në luftën ndaj pandemisë, duke përfshirë edhe nxitjen për një mobilizim më të madh nga ekonomitë kryesore të botës në samitin e G-7, në qershor.
“Do të jetë pak a shumë momenti i parë në këtë fazë të pandemisë, kur vendet e pasura kanë filluar të shohin dritën në fund të tunelit, për të treguar pa mëdyshje se vendet e pasura do të ngrihen dhe do të ndihmojnë në shuarjen e kësaj pandemie globalisht. Nëse ata nuk e bëjnë deklaratën në samitin e G-7, unë mendoj se do të humbnin një mundësi të madhe dhe nuk jam e sigurt se çfarë do të sjellë e ardhmja,? thotë Jenny Ottenhoff- Drejtoreshë e politikave për shëndetin global, ?ONE?.
Dalja nga pandemia do të jetë në fokus të samitit të G-7, tha zëdhënësja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki për Zërin e Amerikës në bordin e avionit ?Air Force One? këtë javë.
?Ajo që po ndodh tani, është se ekziston një proces i brendshëm politik për të përcaktuar se çfarë veprimesh mund të marrim në një mënyrë të drejtë dhe transparente. E di që të gjithë jeni të etur të dini se ku po shkojnë, cili do të jetë procesi ynë. Është e kuptueshme. Shpresojmë të kemi më shumë informacion së shpejti?.
Shqetësimi kryesor është adresimi i pabarazisë globale të vaksinave. Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë vërejtur se deri në fund të qershorit, programi ndërkombëtar COVAX, i krijuar për të shpërndarë vaksinat në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, do të përballet me një mungesë prej 190 milionë dozash.
Kjo vjen për shkak të vonesave të prodhimit të vaksinave nga instituti ?Serum? i Indisë, ndërsa ky vend lufton me valën më të rëndë të pandemisë COVID. Bota gjithashtu duhet të bëhet gati për krizën e ardhshme shëndetësore.
?Pandemia tjetër mund të jetë pas disa dekadash, vitesh, muajsh, javësh apo pas disa ditësh. Pra, nëse nuk ndërtojmë tani një proces për secilën pikë të reagimit përfshirë edhe vaksinimin, do të gjendemi të papërgatitur herën tjetër kur të ndodhë një pandemi”, thotë zoti Alex Long, nga Qendra “Wilson”.
Në fillim të kësaj jave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, vendet duke përfshirë, Shtetet e Bashkuara shtynë deri në nëntor negociatat për të krijuarnjë traktat ndërkombëtar pandemie, që kërkonte angazhimin politik të vendeve për të luftuar pandemitë e ardhshme./voa
Media shtetërore verikoreane ka pretenduar se fëmijët jetimë...
P as uljes së imponuar të një avioni pasagjerësh në Minsk dh...
Gjiganti farmaceutik Pfizer ka konfirmuar të shtunën për Rad...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Britania ka konfirmuar se vendi po përjeton një rritje të re...
Azilkërkuesit në Greqi jetojnë me frikën e burgosjes pa vend...
Shtetet e Bashkuara dhe India janë të përkushtuara për të pu...
Sipas një hulumtimi, origjina e koronavirusit nuk është naty...
Zyrtarët shëndetësorë në Vietnam kanë thënë se kanë identifi...
Një varr masiv që përmban eshtrat e 215 fëmijëve në një ish ...
Presidenti Joe Biden i dërgoi të premten Kongresit projekt-b...
Në përvjetorin e parë të vdekjes së George Floydit ndërsa mb...
Udhëheqësi bjellorus Aleksandër Lukashenko shkoi në Rusi të ...
SHBA do të publikojë rezultatet e hetimeve mbi origjinën e k...
Tetë persona janë plagosur, pas një shpërthimi të fuqishëm, ...
Hetimet për vrasjen e 20 vjeçares Caroline Crouch, disa javë...
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se në Kosovë kanë...
Një lëkundje sizmike u ndje, rreth orës 21:40, në Patras dh...
Program COVAX tha se shpërthimit i virusit në Indi, do të ke...
Antony Blinken përfundoi vizitën e tij të parë si sekretar a...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...