Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Profesori Artan Fuga ka propozuar pesë masa për të demokratizuar Partinë Demokratike, ndërsa në selinë blu pritet të mbahet zgjedhjet për kryetar.
Sipas Fugës, militantët nuk janë dele që pasi e panë me dylbi fitoren në zgjedhjet për deputetë, tani të shohin se vota e tyre shkëmbehet me premtime boshe brenda partisë.
“Ata qofshin nëse në vend të një kafeje të zjerë mirë u servirin lëng gështenjash?, shkruan Fuga në rrjete sociale.
Propozimi i pesë masave nga Artan Fuga
Si mund të dali partia demokratike nga vargjet e poezisë të Majakovskit në politikën reale!
Militantët nuk janë “dele”. Pasi e panë me dylbi fitoren në zgjedhjet për deputetë, tani të shohin se vota e tyre shkëmbehet me premtime boshe brenda partisë.
Ata qofshin nëse në vend të një kafeje të zjerë mirë u servirin lëng gështenjash!
Eshtë e pamundur të ndërtohet një shoqëri e lirë, demokratike dhe emancipuar kur partitë politike janë të ndërtuara jo si organizata të lira elektorale, që mobilizojnë qytetarët më të ndërgjegjshëm, më të ngritur dhe të interesuar politikisht, por në një masë të madhe janë ndërtuar si parti monolitike, leniniste!
Me parti leniniste, monolitike, me unitet të çelniktë, të drejtuar nga komitetete qendrore të paralizuara, dhe ku Lenini është partia dhe partia është Lenini sikurse këndonte Majakovski që tani adhurohet në Shqipëri, as mos na shkojë mendja jo për demokraci, por as për integrime europiano-perëndimore, madje as për sovranitet kombëtar të bartur nga qytetarët!
Partia – asgjë, sepse në fakt është thjesht instrument pushteti e kryetarit, dhe shpërndarëse postesh me premtimin “nëse vijmë në pushtet” për qindra të flakur nga posttet e nëpunësisë nga partia tjetër e ardhur në pushtet, “të flakurit që kanë flakur ata që i kanë flakur”, partia thjesht instrument kontrolli ndaj deputetëve që ndonëse kushtetuta shprehet se janë bartës të sovranitetit të kombit, janë ushtarë të partisë që poqese nuk binden i flak në cep të sallës si nxënësit e këqinj, është kanceri i një trupi të shëndoshë shoqëror.
Partia pasi hëngri sindikatat, kollufiti ojf, gëlltiti Kuvendin, piu çajin e grupit të deputetëve, anestezoi militantët me premtimin “flakim nga puna këta që na kanë flakur”, kafshoi për vdekje forumet brenda saj, u kthye në parti ku Lenini është partia dhe partia është Lenini!
Këtu fillon shkatërrimi i Shqipërisë! E gjithë vendimmarrja, buritë e propagandës, loja e kompromiseve, kryhet nga shumë më pak vetë sesa në kohën e Birosë!
Ka 5 masa të menjëhershme për të demokratizuar partinë:
1.Kryetari mund të zgjidhet sipas parimit një militant një votë, por këshilli kombëtar mund ta shkarkojë atë me 2 të 3 e votave të tij Nëse kjo nuk ndodh, kryetari pasi merr një herë në katër vite mandatin nuk pyet më për asnjeri sepse militantët që e kanë zgjedhur ikin në shtëpi, pas banakut të dyqaneve, në punët e tyre dhe nuk kanë ngenë të merren me bëmat e kryetarit. Partitë i shkatërroi parimi një militant një votë i zbatuar alla shqiptarçe, pra alla stalinistçe!
2.E drejta e pakicës që për vendimet e rëndësishme politike të partisë (përcaktimi i kandidatëve për deputetë, aleancat politike, qendrimet ndaj traktateve ndërkombëtare, votimi i ligjeve organike, etj) këshilli kombëtar t’i duhet një shumicë e cilësuar prej 2 të 3-tave. Kështu pakica dëgjohet. Partia në opozitë nuk mund të sillet në parti sikurse sillet ndaj saj mazhoranca në Kuvend, për çka ajo qahet.
3.E drejta e referendumit brenda partisë për të gjitha ato vendime për të cilat Këshilli kombëtar nuk i voton dot sepse pakica atje bëhet bllokuese. Nuk mund të kërkosh referendume në shtet kur nuk i njeh brenda partisë!
4.Deputeti është i lirë në vendimet dhe qendrimet e tij dhe nuk mund të kërcënohet me përjashtim nëse nuk mban qendrimet që i teken kryetarit të partisë. Deputeti nuk mund të dali kundër vetëm ndaj vendimeve të marra me referendum në parti ose me 2 të 3-tat nga Këshilli kombëtar.
5.E drejta e fraksionit që duhet kuptuar si duhet dhe jo sikur gjithkushi krijon partinë e tij në rrjetet sociale. E drejta e fraksionit është për të krijuar një rrymë brenda partisë që zhvillon brenda saj një qendrim të nuancuar politik brenda pranimit të programit të partisë. Fraksioni në parti ësht¨£e shëndeti i partisë, ndryshe partia flak si në përallat e Ibsenit të gjithë “armiqtë” e brendshëm dhe të jashtëm të saj. E gëzon popullin me sihariqe zbulimesh grupesh armiqësore. E drejta e fraksionit realizohet kur mblidhen një numur firmash mes militantësh, ose kur 20 perqind e këshillit kombëtar e pranon krijimin e një fraksioni si iniciativë e një grupi brenda partisë. Fraksioni ka të d rejtë të përfaqësohet në kryesinë e partisë dhe të ketë deputetët e vetë në bazë të shkallës së përfaqësimit të tij në parti./CNA.al
Kreu i LDSH-së, Myslim Murrizi ka folur për vendimin e kryes...
Kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi, ka bërë një para...
Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadill...
Fatbardh Kadilli është kundër bojkotit të parlamentit. I ftu...
Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, ka reaguar s...
Ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, ka komentuar...
Analisti Andi Bushati parashikon që gjatë mandatit të tretë ...
Pavarësisht se dështoi në zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Ba...
Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike Edith Harxhi ...
Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, ka zhvill...
Ditën e sotme Komisioni i Ankimimeve dhe Sanskioneve rrëzoi ...
Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka publik...
Dritan Shano, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokra...
Tashmë në “garën” për kryetar të PD, janë rregjistruar 4 per...
Kandidati për kreun e PD, Agron Shehaj i ftuar në emisionin ...
Kandidati për kreun e PD Agron Shehaj ka shpalosur platformë...
Aktivistja Evi Kokalari ka ngritur dyshime të forta pak më p...
KAS ka rrëzuar kërkesën ankimore të PD dhe LSI për pavlefshm...
Ibsen Elezi, kandidati që u përjashtua nga gara për kryetar ...
Ndërkohë që Partia Demokratike pritet të zhvilllojë zgjedhje...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...