web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dyshime të forta/ Basha takon Alex Sorosin te restoranti i Endri Hasës

25 Maj 2021, 18:14, Politikë CNA

Aktivistja Evi Kokalari ka ngritur dyshime të forta pak më parë ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kokalari ngre aludimet se Basha është takuar sot në restorantin e ish-deputetit Endri Hasa me Alex Soros, djalin e biznesmenit George Soros. (foto ilustrim nga takimi Basha- SOros ne seline e PD)

Në një status në rrjetet sociale, ajo thotë se takimi mund të jetë zhvilluar gjatë vizitës së fundit të Soros në Tiranë.

?Basha takim me Alex Sorosin tek restoranti i Endri Hasës?

Uroj të mos jetë e vertëtë!!

p.s. Bëhet fjalë për visitën e fundit të Alex Sorosit në Tiranë. Foto nuk eshte nga takimi i fundit?, shkruan aktivistja krahas një fotoje të Bashës me Soros.

Ndërkohë, kujtojmë se jo pak herë kreu i PD-së është akuzuar si pjesë e lobit të Sorosit në Shqipëri.

Ndërkohë, takimi vjen në kohën kur ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur dyshime të forta se pas shpalljes së tij ?non grata? nga DASH qëndron George Soros dhe kryeministri Edi Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga