web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mblidhet sërish KAS/ Shqyrton kërkesën për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Durrës dhe Shkodër

25 Maj 2021, 15:50, Politikë CNA

KAS është mbledhur sërish për të shqyrtuar kërkesën për pavlefshmërin e zgjedhjeve për Durrësin dhe Shkodrën.

PD kërkon shpalljen e pavlfeshmërisë së zgjedhjeve në Qarkun e Durrësit dhe Shkodrës, ndrësa LSI kërkon rinumërim për 30 qëndra votimi dhe shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Qarkun e Durrësit.

Kujtojmë se Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet ka rrëzuar kërkesën ankimore të Partisë Demokratike, për të kërkuar prova shtesë për procesin zgjedhor të 25 prillit, për qarkun e Tiranës.

Mësohet se ky komision do marrë informacion nga kryqëzimi i të dhënave nga pajisja PEI (pajisja e identifikimit elektronik të zgjedhësve).Gjithashtu KAS ka kërkuar informacion nga kryqëzimi i të dhënave nga pajisja PEI pajisja e identifikimit elektronik të zgjedhësve./ CNA.al





Lajmet e fundit nga