web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ben Blushi ortak me mafien e plehrave”/ Akuzat që “kryqëzojnë” drejtorin e Top Channel

26 Maj 2021, 09:42, Politikë CNA

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka komentuar akuzat që televizioni Top Channel, i drejtuar nga Ben Blushi, ka drejtuar mbrëmjen e djeshme në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Malltezi shkruan se Blushi po i bën shërbim ?lëpirje? qeverisë, duke bërë riciklim shpifjesh.

Gjithashtu Malltezi e akuzon Blushin, për ortakëri me mafien e plehrave, ndërsa i kujton kompaninë në Bullgari, ku bashkëortake është edhe bashkëshortja e Ben Blushit. Kjo e raportuar edhe nga CNA.al me fakte dhe dokumente. (Lexo këtu)

?Qenka skandal te kerkosh te kthehet toka qe te grabiten komunistet dhe ta zhvillosh ate prone tenden por nuk eshte skandal te cosh gruan ne Bullgari me mafioze te plehrave qe ne sherbim te lepirjeve te tua gruaja te marre 1/3 e 2.1 milione eurove para publike qe gjoja ishin dhene per djegesat e plehrave?-shkruan Malltezi.

Sa i takon akuzave të ish- kryeprokurorit Shkëlqim Hajdari, Malltezi thotë se ?Ish prokurori i perfolur per afera, sot drejtori i madh i qeverise – cunit te te cilit Edi Rama po i ben dhoro mbi 20,000 m2 truall per magazina ndonese ndalohet nga ligji i kthimit te pronave – përrallis se nuk ka kryer detyren se ka pasur presion. Ish prokuror qe nuk di se cfare quhet fakt e cfare llogje??.

?Mbreme Blushi ne sherbim lepires kish bere nje emision riciklim shpifjesh. Asnje prove apo fakt, vec intervista e llogje me militante socialiste te thekur. Disa perla te Blushit:

Haklajt vrane mbi 130 njerez por fajin e ka Saliu

Protestuesit i rrahu paulini por fajin e ka Saliu;

Vritet shoku i dhomes se Thacit kur ne qeveri jane socialistet, dhe Thaci as nuk merret ne pyetje por fajin e ka Saliu;

Nuk ka rendesi se cfare kane vendosur dhjetera institucione dhe gjykata ne dhjetera vjet, nese toka eshte e privatit apo e shtetit kete sipas Blushit e cakton oficeri qe mbante ne sup arkivolin e Enver Hoxhes;

Qenka skandal te kerkosh te kthehet toka qe te grabiten komunistet dhe ta zhvillosh ate prone tenden por nuk eshte skandal te cosh gruan ne Bullgari me mafioze te plehrave qe ne sherbim te lepirjeve te tua gruaja te marre 1/3 e 2.1 milione eurove para publike qe gjoja ishin dhene per djegesat e plehrave;

Qenka skandal te blesh token tek privati 1 dhe po te leverdisi tia shesesh privatit 2 se ky i fundit mund te kete pasur ndonje biznes me privatin 3 qe ti as nuk e ke takuar e as degjuar (faj me korrespondence);

I zoti (Banka Boterore) kerkon falje qe u mashtrua nga shpifjet Rama-Soros, por tellalli (Blushi) e paraqit skandal se zgjedh te citoje mashtrimet e nje ish ambasadori te shkarkuar si genjeshtar;

Ish prokurori i perfolur per afera, sot drejtori i madh i qeverise – cunit te te cilit Edi Rama po i ben dhoro mbi 20,000 m2 truall per magazina ndonese ndalohet nga ligji i kthimit te pronave – përrallis se nuk ka kryer detyren se ka pasur presion. Ish prokuror qe nuk di se cfare quhet fakt e cfare llogje?

Te blesh prone me kredi bankare tani konsiderohet skandal i dyshimte nga ligjet e Blushit;

Te rritesh te ardhurat konsiderohet skandal nga ligjet e Blushit, po ashtu edhe te mos e fshehesh qe te jane rritur te ardhurat Imagjino qe ky ka qene 20 vjet ligjvenes, zv.minister dhe minister dhe nuk di cfare eshte ligji?

Te ndertosh Qender Rajonale Autizmi pa asnje lek nga shteti, tu sherbesh mbi 300 familjeve, gjysmes tu sigurosh ndihme financiare pa asnje ndihme nga shteti, dhe vete te punosh 15 vjet si vullnetare pa rroge, qenka skandal per Blushin.

Mendoj qe duhet pasur respekt per ate qe punon 15 dite si vullnetar jo me per dike qe punon 15 vjet si vullnetare dhe vete ka vec pensionin e shtetit vec 200 euro. Edhe kete veper te larte qe nuk e ben dot askush Blushi e perflet dhe e ben pis – fiks karakteri i tij.

Lepi fort Blush se nuk justifikohet ndryshe ortakeria me mafien e plehrave?.-shkruan Malltezi.





Lajmet e fundit nga