web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhet vendimi i kryesisë/ Pse u skualifikua nga gara Ibsen Elezi

23 Maj 2021, 18:17, Politikë CNA

Ish-drejtuesi i demokratëve në Kukës, Ibsen Elezi, është skualifikuar sot nga gara për kreun e PD.

Sipas asaj që raporton ABC neës, mësohet se Elezi është skualifikuar nga gara për shkak se me komentet e tij ai ka tentuar që të denigrojë dhe të dëmtojë Partinë Demokratike.

Ndër të tjera theksohet se ai nuk ka bërë fushatë për PD në zgjedhjet e 25 prillit, dhe nuk ka qenë i angazhuar për fitoren e opozitës duke bërë që të eliminohet nga gara për kreun e partisë.

Elezi është një nga emrat e fortë kritik që ka mbatur qëndrim opozitar pasi Basha dështoi për të disatën herë në zgjedhje.

Ndërsa nga vetë Elezi nuk ka patur deri më tani një reagim zyrtarë pas skaulifikimit./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga