Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Gjykata Kushtetuese ka dalë sot me një deklaratë për mediat, ku informon publikun për disa të dhëna të veprimtarisë së saj gjatë kësaj periudhe.
Në deklaratë thuhet ndër të tjera se ?ndonëse ende e paplotë dhe në kushtet e një kuorumi të brishtë e me përbërje tërësisht të re, sapo rifilloi funksionim, u gjend përballë një numri të konsiderueshëm çështjesh gjyqësore dhe veprimtarish të reja administrative, që buronin nga ndryshimet kushtetuese dhe ligjore.?.
Më tej, Gjykata Kushtetuese bën të ditur se volumit të çështjeve në pritje për shqyrtim, i është përgjigjur me ritmin e duhur dhe që prej janarit të këtij viti ka shqyrtuar 100 kërkesa; 25 prej tyre në seancë plenare, kurse për 75 është vendosur moskalimi në seancë plenare. Ndër vendimet e moskalimit, 50 prej tyre janë dhënë nga kolegjet, ndërsa 25 janë dhënë nga Mbledhja e Gjyqtarëve.
Por, gjithashtu Gjykata Kushtetuese duket se jep edhe një mesazh të fortë paralajmërimi për të gjithë zyrtarët e lartë, ndërsa thekson rëndësinë e pranimit të vendimeve të këtij institucioni.
?Në këtë drejtim, Gjykata rithekson rëndësinë që ka pranimi nga kushdo i forcës detyruese të vendimmarrjes së saj, bazuar në nenin 132 të Kushtetutës, i cili parashikon se vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim.?-thuhet në deklaratë.
Deklarata e plotë:
Gjykata Kushtetuese, tashmë funksionale prej janarit të vitit 2021, e ndërgjegjshme për rëndësinë e drejtësisë kushtetuese në mbrojtjen e vlerave bazë të organizimit shtetëror dhe të lirive themelore të individit, vlerëson të informojë publikun për disa të dhëna të veprimtarisë së saj gjatë kësaj periudhe, me bindjen se transparenca dhe informimi i shërbejnë ndërtimit të marrëdhënieve të besimit reciprok. Në përmbushje të misionit të saj për garantimin e epërsisë së Kushtetutës dhe forcimin e demokracisë në vend, Gjykata, ndonëse ende e paplotë dhe në kushtet e një kuorumi të brishtë e me përbërje tërësisht të re, sapo rifilloi funksionim, u gjend përballë një numri të konsiderueshëm çështjesh gjyqësore dhe veprimtarish të reja administrative, që buronin nga ndryshimet kushtetuese dhe ligjore.
Një prej veprimtarive administrative më të rëndësishme është miratimi i Dokumentit të parë Strategjik të Gjykatës Kushtetuese, si udhërrëfyes institucional për arritjen e standardeve më të larta në ushtrimin e funksioneve të saj me profesionalizëm, integritet dhe besueshmëri.
Gjatë kësaj periudhe, volumit të çështjeve në pritje për shqyrtim, Gjykata i është përgjigjur me ritmin e duhur dhe që prej janarit të këtij viti ka shqyrtuar 100 kërkesa; 25 prej tyre në seancë plenare, kurse për 75 është vendosur moskalimi në seancë plenare. Ndër vendimet e moskalimit, 50 prej tyre janë dhënë nga kolegjet, ndërsa 25 janë dhënë nga Mbledhja e Gjyqtarëve.
Duke u udhëhequr nga parimet e kolegjialitetit, pavarësisë dhe paanësisë, të sanksionuara në Kushtetutë, Gjykata i ka kushtuar rëndësi të veçantë edhe zgjidhjes në një kohë sa më të shkurtër të mosmarrëveshjeve kushtetuese, sidomos përfundimit të çështjeve të mbartura, çka është bërë e mundur edhe falë përkushtimit të gjyqtarëve kushtetues. Po ashtu, një vlerë të shtuar në këtë drejtim ka pasur edhe administrimi efikas i burimeve njerëzore dhe materialeve ekzistuese të Gjykatës.
Në veprimtarinë e saj Gjykata është kujdesur edhe për ruajtjen e vazhdimësisë së jurisprudencës kushtetuese, duke iu referuar edhe jurisprudencës së GJEDNJ-së dhe asaj të gjykatave të tjera kushtetuese. Po ashtu, ajo i ka kushtuar vëmendje transparencës në vendimmarrje, duke publikuar në kohën e duhur në faqen zyrtare njoftime për publikun dhe median lidhur me vendimet e saj.
Gjykata, gjithashtu, vlerëson se është me rëndësi themelore që veprimtaria dhe autoriteti i Gjykatës të mbështetet nga aktorët politikë dhe institucionalë, nga subjektet që e vënë në lëvizje, nga mediat dhe publiku i gjerë. Dhënia e besimit prej tyre në këtë fazë i shërben ringritjes së autoritetit të saj, e cila në çdo rast shoqërohet me përgjegjësi të shtuar për Gjykatën dhe secilin prej gjyqtarëve, në funksion të forcimit të shtetit të së drejtës dhe demokratizimit të shoqërisë në përgjithësi.
Në këtë drejtim, Gjykata rithekson rëndësinë që ka pranimi nga kushdo i forcës detyruese të vendimmarrjes së saj, bazuar në nenin 132 të Kushtetutës, i cili parashikon se vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim. Çdo lloj vendimmarrje e kësaj Gjykate, qoftë njëzëri ose me shumicë të votave, është dëshmi e një procesi mendimesh e qëndrimesh të gjyqtarëve kushtetues, sipas bindjes së brendshme të bazuar në Kushtetutë, integritetit dhe paanësisë së gjyqtarit kushtetues ndaj çdo ndikimi të mundshëm të faktorëve të tjerë. Nga ana tjetër, çdo lloj vendimmarrje në kushtet e diversitetit të mendimeve e ushqen njëlloj procesin e pasurimit të vazhdueshëm të jurisprudencës dhe doktrinës kushtetuese.
Gjykata është besimplotë se ushtrimi i veprimtarisë së saj bëhet edhe më efektiv në një klimë besimi reciprok dhe luajal./ CNA.al
Sot, pritet të jepet vendimi për ish-Prokurorin e Përgjithsh...
Pas shpalljes së ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit Sali ...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Paralamentin Elisa Sp...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, së bashku me ambasadoren ...
A do të hetojë prokuroria urdhrat e ministres Balluku dhe at...
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, ka pranuar ank...
Sot në Kuvend është diskutuar për projektligjin për sektorin...
Një vendim i Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken i publiku...
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar në ...
KAS është mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar ankimimet ...
Seanca plenare e Kuvendit, ka nisur me një kërkesë të pazako...
Ish-deputeti demokrat Fatos Hoxha, ka komentuar mbi vendimin...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar për ndalimin e hyrjes në...
Analisti Lutfi Dervishi ka komentuar vendimin e Departamenti...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KAS, Marash Logu, ka reaguar...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Dje, Departamenti Amerikan i Shtetit, nëpërmjet Sekretarit A...
Ditën e sotme sekretari amerikan Anthony Blinken dha lajmin ...
Shpallja “Non Gata” e Sali Berishës, nga Departamenti Amerik...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Hoxha ka përshënde...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...