web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E mbani mend Tomislav Bushic? Kroati i jep fund karrierës

18 Maj 2021, 11:45, Sport CNA

Tomislav Bushiç ka vendosur të ?var këpucët në gozhdë?, teksa së fundmi klubi i Gjilanit, ku dhe aktivizohej 35-vjeçari ka njoftuar për këtë vendim të sulmuesit.

Kujtojmë se Bushiç ka spikatur edhe në Kategorinë Superiore ku është aktivizuar në katër klube, fillimisht me Vllazninë e më pas me Tiranën, Flamurtarin dhe Teutën.

Në vitin 2019, kroati kaloi te Gjilani në Ipko Superliga të Kosovës e mesa duket tashmë ka ndjerë momentin e duhur për t?u tërhequr.

Ndeshja e tij e fundit në furbollin e luajtur ka qenë ajo ndaj Prishtinës ku të tijtë u mposhtën me rezultatin 1-2 dhe kryeqytetasit u shpallën kampionë.

Postimi i Gjilanit:





Lajmet e fundit nga