E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Suksesi i vaksinimit dhe lehtësimet pas uljes së shifrave të infektimeve krijojnë optimizëm edhe për gjendjen në ekonomi.
Ekonomia evropiane do të rritet më shpejtë sivjet dhe vitin e ardhshëm.
Sipas llogaritjeve nga Brukseli, Evropa mund të shpresojë një rimëkëmbje të shpejtë ekonomike nga kriza e Coronës. “BE parashikon të rikthehet në nivelin e para krizës në tremujorin e katërt të 2021”, tha të mërkurën (12.05) komisioneri i BE për Ekonomi, Paolo Gentiloni. Sipas parashikimeve të bëra në pranverë nga Komisioni i BE, kuota e borxheve në vendet e zonës së euros pritet të arrijë një nivel të ri me mbi 102 përqind të prodhimit bruto.
Komisioni Evropian ka korrigjuar ndërkohë parashikimet dhe tani pohon se rritja ekonomike gjatë vitit 2021 në 27 vendet e BE do të jetë 4,2 përqind. Në shkurt parashikohej një rritje ekonomike prej 3,7%. Ndërsa për vitin 2022 parashikohet një rritje prej 4,4 % ndërkohë që më parë thuhej se rritja do të jetë 3,9 përqind.
Autoritetet e Brukselit tani janë shumë afër me parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili parashikon një rritje ekonomike në zonën e euros në nivel prej 4.4 përqind.
Niveli i para krizës më shpejt sesa pritej
Brukseli ishte i mendimit më parë se ekonomia e BE nuk do të arrijë nivelet e zhvillimit ekonomik para pandemisë deri në vitin 2022. Në deklarimet e deritanishme janë marrë parasysh kufizimet e deritanishme për shkak të pandemisë Corona. Por rritja ekonomike nxitet edhe nga konsumi privat, investimet dhe një kërkesë në rritje për eksportin e mallrave nga BE në vende të tjera.
Komisioneri Gentiloni tha se rimëkëmbja e shpejtë e ekonomisë botërore si dhe Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike janë ndër arsyet kryesore për zhvillimet pozitive. Falë Fondit prej 750 miliardë euro, investimet në prodhim mund të arrijnë nivelin më të lartë në dhjetë vitet e fundit.
Gjendja në Gjermani më e mirë nga sa pritej
Sipas Komisionit të BE, Spanja mund të shpresojë rritjen më të madhe ekonomike gjatë vitit 2021, me rreth gjashtë përqind. Franca gjithashtu mund të ketë një rritje të lartë me rreth 5,7 përqind. Një rritje më të vogël ekonomike mund të kenë Holanda (2,3 përqind) ose Gjermania (3,4%). Por pasojat e pandemisë Corona në këto dy vende kanë qenë më të vogla sesa në vendet e tjera.
Shoqata e Industrisë Gjermane (BDI) pret që ekonomia të rritet ndjeshëm këtë vit. “Ne presim që prodhimi industrial në Gjermani të rritet me tetë përqind në vitin 2021”, deklaroi të mërkurën drejtori i BDI Joachim Lang. Kjo do t’i japë fund recesionit më të gjatë në industrinë gjermane që ka zgjatur për më shumë se dy vjet. Sipas raportit të BDI, prodhimi në Gjermani ka rënë në industri rreth 9,8 përqind vetëm gjatë vitit të kaluar.
Borxhet
Borxhi i vendeve anëtare të BE është në rrugën e një rekordi të ri. Deri në vitin 2020, borxhi i përgjithshëm i vendeve të zonës së euros ka arritur në 100 përqind të prodhimit ekonomik. Komisioni parashikon që sivjet borxhet në zonën e euros do të rriten në 102,4 përqind. Ndërsa në vitin 2022, niveli i borxheve do të bjerë në 100,8 përqind të prodhimit ekonomik. Borxhi i përgjithshëm i pritur i të gjitha vendeve të BE-së është pak më i ulët – 94,4 përqind i prodhimit ekonomik.
Greqia është ende në gjendjen më të keqe, me një pritje borxhi prej rreth 208,8 përqind gjatë vitit 2021. Në vendin e dytë është Italia me pak më pak se 160 përqind, e ndjekur nga Portugalia me 127 përqind. Edhe në Spanjë, Francë, Belgjikë dhe Qipro, borxhi tejkalon prodhimin ekonomik.
Brukseli pret që papunësia të arrijë kulmin e krizës gjatë vitit 2021. Për të gjithë BE-në, Komisioni pret një rritje të papunësisë prej 7,6 përqind. Vitin e kaluar papunësia ishte 7,1 përqind. Sipas parashikimit, situata në tregun e punës do të lehtësohet pak në vitin 2022, por papunësia nuk do të arrijë ende nivelin që ishte para pandemisë.
Sipas Komisionit, rreziqet për ekonominë do të mbeten, përderisa nuk tejkalohet hija e krizës së tanishme për shkak të pandemisë Corona. Niveli i infektimeve, por edhe efektet e vaksinimit mund të jenë ndër faktorët që influencojnë dukshëm edhe gjendjen ekonomike./DW
Akademiku Artan Fuga ka komentuar njoftimin e bërë nga sekre...
Tritan Shehu, i cili fitoi mandatin e dpeutetit nën logon e ...
Nga Carlo Aldrovandi “The Conversation”Dhuna në xhaminë Al-A...
Deputeti socialist, njëkohësisht zëvendëskryeministri Erion ...
Ibsen Elezi, ish-kryetar i PD-së së Kukësit ka komentuar mbi...
Ish kryetari i PD-së së Kukësit Ibsen Elezi është shprehur s...
Ish kryetari i PD-së së Kukësit Ibsen Elezi ka komentuar mbi...
Partia Demokratike ka dorëzuar në KAS disa dosje voluminoze ...
Ish-Presidenti Bamir Topi, ka folur për situatën politike në...
Në datë 16 Maj Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë dhe...
Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për Fitër...
Analisti Andi Bushati duke diskutuar në emisionin “Shock” pë...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ rrëzoi sot ...
Kryeministri Edi Rama është vlerësuar me një certifikatë sot...
Kryeministri Edi Rama në ditën kombëtarë të infermierëve ka ...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ditën ndërkombëtare të inf...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen për bluzat e b...
Ish zv.Kryetar i FRPD Lisandër Hoxha teksa ka komentuar dekl...
PD sot nuk paraqiti asnjë provë. Pasi u ankua me hartime për...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas humbjes së madhe...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...