web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E hoqën nga racizmi grek dhe për një foto në internet, ekipi grek do të dënohet nga…Idriz Batha

11 Maj 2021, 13:09, Sport CNA

Një transferim i dështuar në verën e 2018-ës i ka kushtuar rëndë klubit grek të AEL Larisës. 3 vite më parë, Idriz Batha kishte arritur një marrëveshje për t?u transferuar te skuadra greke.

Ndonëse gjithçka ishte mbyllur, ishte drejtori teknik i AEL Larisës, që njoftoi se ky transferim nuk do të realizohej duke thënë se: ?Arsyeja më kryesore që u anulua kjo marrëveshje është se pamë në internet një foto të lojtarit që bënte me dorë simbolin e Shqipërisë së Madhe(shqiponjën). Kjo është diçka jo e mirë sepse ne kemi shumë lojtarë serbë në ekip dhe gjithashtu Shqipëria e Madhe përfshin vende brenda Maqedonisë, gjithashtu edhe Greqisë. Gjithashtu shumë tifozë do të mbetnin të zhgënjyer.?

Menaxheri i Bathës tha se do e dërgojë çështjen në FIFA dhe ashtu ndodhi. Tashmë mesfushori i Tiranës, ka fituar gjyqin dhe klubi grek duhet t?i paguajë atij 240 mijë euro. Në rast se kjo nuk realizohet brenda 45 ditëve, FIFA ka kërcënuar klubin e AEL Larisës se do i bllokojnë merkaton.





Lajmet e fundit nga