web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Andres Iniesta nuk ka ndërmend të tërhiqet, firmos me skuadrën e…

11 Maj 2021, 11:01, Sport CNA

Ish-lojtari i Barcelonës, Andres Iniesta nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli i luajtur, ku ka arritur suksese të mëdha.

Mesfushori spanjoll ka rinovuar kontratën e tij ditën e sotme me skuadrën e Visel Kobe, aty ku luan nga vera e vitit 2018. 37-vjeçari është futur në sezonin e tij të katërt në Japoni dhe tashmë ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2023.

Iniesta ka fituar thuajse gjithçka në futboll dhe tashmë duket se e ka të vështirë të mbyllë karrierën, pasi nuk rri dot larg fushave të blerta, ndonëse është në moshë të madhe.





Lajmet e fundit nga