web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pasojat e fushatës zgjedhore/ Brataj: Në 15 maj pritet të ketë rritje të rasteve me Covid-19

5 Maj 2021, 20:14, Lifestyle CNA

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka treguar pasojat që mund të ketë lënë pas fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Brataj paralajmëroi se nga data 15 deri në 20 maj pritet të ketë një tendencë rritjeje të rasteve me Covid-19 si pasojë e grumbullimeve në fushatë.

Ai tha se që tani është vënë re një rritje e telefonatave në Urgjencën Kombëtare, ndërsa theksoi se gjithashtu ka rritje edhe të rasteve që kanë nevojë për trajtim në spitalet Covid.

?Pati një rritje te telefonatave tek 127 dhe e pashë, ishin informacionet e rreth efekteve të vaksinës, që kërkonin ndihmë. Kishin efekte anësore, dhimbje trupi. Ishte një seri thirrjesh. Unë ndjek shtrimet në spital. Ne jemi barometri i situatës për shtrimet në spital bëj çdo ditë indeksin. Shoh nëse më shumë dalin apo hyjnë. Në dhjetor dilnin më shumë së sa hynin. Kemi asistuar 1370 pacientë. Numri nuk është se ka qenë kaq i pakët. Në 15-20 maj presim rritje fiziologjike të asaj ça ka ndodhur në fushatë?, u shpreh ai në emisionin ?Real Story?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga