web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ekspertë apo buratinë të politikës?!”/ Erion Dasho ‘masakron’ Komitetin Teknik

5 Maj 2021, 15:36, Lifestyle CNA

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka reraguar pas vendimi të Komitetit Teknik të Ekspertëve i cili vendosi sot të heqë karantinën 14 ditore për personat që hyjnë nga Greqia.

Duke iu referuar shifrave ditore nga momenti i vendosjes së karantinës për këta shtetas dhe sot, Dasho shkruan se motivet e vërteta të vendimmarrjes së ?ekspertëve? tanë do të ishte i tepërt.

“Në datën 19 prill, më pak se një javë para zgjedhjeve, komiteti i të ashtuquajturve ?ekspertë? vendoste 14 ditë karantinë për personat që mund të hynin në vend nga Greqia. Në 18 prill, numri i rasteve ditore me COVID në Greqi ishte 1,800.

Sot, i njëjti komitet vendos se karantina 14 ditore nuk është më e nevojshme. Numri i rasteve në datën 3 dhe 4 maj në Greqi ka qenë përkatësisht 2,100 dhe 1,400, pra një situatë pothuajse e njëjtë me atë të kohës kur u vendos karantina.

Çdo koment mbi motivet e vërteta të vendimmarrjes së ?ekspertëve? tanë do të ishte i tepërt…”/CNA.al

 





Lajmet e fundit nga