web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkarkimi dhe emërimi i drejtuesve të Prokurorive/ Olsian Çela “zgjidh” duart e lidhura

3 Maj 2021, 13:11, Kronika CNA

Kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm pas reformës në drejtësi janë të kufizuara në mjaft drejtime.

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, në raportin e vitit 2020, të cilin pritet ta prezantojë në Kuvend, ka radhitur tek objektivat edhe zgjerimin e kompetencave të tij.

Ai kërkon më shumë kompetenca, në lidhje me emërimin dhe shkarkimin e drejtuesve të prokurorive, kompetenca që aktualisht i ka Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

?Përmirësimin e kushteve dhe kritereve ligjore dhe Përfshirjen e Prokurorit të Përgjithshëm në procesin e caktimit, pezullimit, apo shkarkimit të drejtuesve të Prokurorisë si dhe pajisjen e tij me instrumenta ligjore të nevojshëm për të ndërhyrë në mënyrë efikase në veprimtarinë organizative të zyrave të Prokurorive, në raste të ngutshme për të siguruar koordinimin dhe kohezionin institucionalë në mënyrë efektive për përqasjen e ligjit nr 97/2016 dhe nr 96/2016 me nenin 148 b të Kushtetutës dhe jo vetëm dhe për të shmangur problematikat e evidentuara në ushtrimin e kompetencave ligjore të tyre?, thuhet në raport tek pjesa e objektivave.

Një shtrirje e tillë kompetencash do t?i zgjidhte duart kryeprokurorit Çela, i cili deri më tani është përpjekur që të displinojë prokurorët me udhëzime.

Integriteti i prokurorëve dhe kthimi i besimit ndaj institucionit të Prokurorisë, ende mbetet sfidë.

Çela e ka për detyrë që ta përballojë këtë sfidë, që përveç se të emërojë apo të shkarkojë të sigurojë edhe pavarësinë e prokurorëve.

Politika përgjatë këtyre viteve e ka pasur prokurorinë të veten dhe ka bërë çfarë ka dashur.

Për këtë arsye dhe jo vetëm sot ka ish kryeprokurorë që janë futur në listën e zezë si persona ?non grata? nga SHBA dhe që janë vënë nën hetim apo prokurorë që janë bërë njësh me njerëzit e botës së krimit dhe Vettingu i ka nxjerrë zbuluar./CNA.al





Lajmet e fundit nga