web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I vuri flakën automjeteve në qendrën tregëtare/ Arrestohet i riu në Lushnje

1 Maj 2021, 07:47, Kronika CNA

Një 26 vjeçar me inicialet F.Xh, është vënë në prangat e policisë në Lushnje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, pas një pune hetimore procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnjë, ndaluan shtetasin F. Xh., 26 vjeç, banues në fshatin Plyg, Lushnjë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi është autori i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datë 19.02.2021 në parkimin e një qendre tregëtare në Lushnjë ku u dogjën 3 automjete dhe pjesërisht magazina e kësaj qendre tregëtare.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 





Lajmet e fundit nga