Video/ Përplasje në oborrin e selisë së PD
Pas humbjes së Partisë Demokratike ne zgjedhjet parlamentare...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave për zgjedhjet e 25 Prillit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se për LSI-në është një fat i madh përkrahja e të rinjve që u bënë protagonist të rendit të parë.
Ai thotë se sjellja e tyre ishte e ndryshme nga ajo e personazheve servilë, dhe bëri diferencën duke krijuar një bazë në sintoni me arsyen pse kjo parti lindi.
?Përsiatje: NJË BREZ QË NUK KA NEVOJË TA MARRË NJERI PËR DORE. Përkundër zhumhurit të zgjedhjeve e gjithë përpjekjeve si në traditën tonë më të shumtuar të manipulimit të tyre, prej gjithë fushatës nuk mund të mos evidentoj edhe një herë faktin që për LSI-në është një fat i madh përkrahja dhe mbështetja e rinisë.
Jo vetëm në Vlorë ku unë drejtova fushatën e zgjedhjeve, por edhe gjithkund tjetër në mbarë vendin, shumë të reja dhe të rinj, votues për herë të parë në mënyrë të veçantë, u bënë protagonistë të rendit të parë me shumë përkushtim, me shumë pasion, por edhe me shumë kulturë. Sjellja e tyre, e ndryshme prej arketipit të disa personazheve dogmatikë e servilë dhe me limite mjerisht të dhimbshme të kulturës së komunikimit, jo vetëm bëri diferencën e madhe me ta, por krijoi edhe mjedisin e nevojshëm për ringritjen mbi një bazë solide të LSI-së, krejtësisht në sintoni me arsyen se pse kjo parti lindi.
Ne Vlorë, rreth shtatëdhjetë përqind e strukturave të LSI-së që u angazhuan në zgjedhje ishin të moshës 18 ? 35 vjeç, e mu për këtë arsye në qytetin e Vlorës, megjithë dhunën e rrugaçërinë e pushtetit dhe shpifjet e intrigat e shëmtuara që u sajuan, LSI fitoi më shumë vota se në të gjitha zgjedhjet e zhvilluara më parë, çka shpreh në fakt më sëpari mbështetje prej rinisë. Kjo gjë nuk ndodhi në pjesën tjetër të qarkut dhe na penalizoi, pavarësisht faktit të manipulimit, mashtrimit dhe tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve që nuk u lanë të zgjedhin.
Përfshirja në listën e kandidatëve të LSI-së e Grisejda Myslymit, një vajzë me cilësi të spikatura e përfaqësuese e një gjenerate që nuk ka nevojë ta marrë njeri për dore, e Dikens Bushajt me shumë vullnet dhe pjekuri, e Anxhela Shenajt me shumë përkushtim dhe devocion, e Joana Ruçit nga Ksamili dhe e Everton Shehut nga Delvina po aq përfaqësues dhe përbashkues të interesit të brezit të tyre, është treguesi më kuptimplotë i faktit se LSI parti e të rinjëve nuk është një sllogan, por realitet.
Nga ky realitet duhet të nisë reflektimi ynë dhe prej këtu duhet të projektohet ringritja. LSI ka lindur të sfidojë. Sfidat janë për të oksigjeni i nevojshëm i rritjes dhe duke patur rininë me vete, ajo e ka të sigurtë të ardhmen. Unë isha me fat që pata mundësinë të punoj me shumë të rinj dhe të reja në Vlorë. Mirënjohës ndaj tyre, nuk mund të mos shpreh vlerësimin për nivelin qytetar, kulturor dhe intelektual që ata shfaqën, por edhe për përkushtimin, guximin dhe pjekurinë politike që dëshmuan, duke krijuar me elegancë kontrastin dhe distancën e nevojshme nga çfarë nuk kishte lidhje me konceptin dhe vizionin e tyre për politikën dhe njeriun e politikës.
Patetizmi dhe gjuha e drunjtë, verbëria dhe servilizmi, frika dhe kompleksi i inferioritetit që i bën të paaftët vasalë të injorancës së tyre, për të rinjtë e sotëm janë të huaja e ngjallin neveri. LSI ka fatin e madh të ketë rininë me vete, ndaj të gjithë ata që u përpoqën ta çonin atë për skrap duhet të kuptojnë se kanë zgjedhur rrugën për në theqafje, siç thotë Migjeni i madh?, shkruan Luan Rama./CNA.al
Pas humbjes së Partisë Demokratike ne zgjedhjet parlamentare...
Partia Socialiste , do të drejtojë vendin edhe për një manda...
Ditën e martë, më katër maj pritet të mbahet seanca e parë p...
Qendra për Çështjet e Informimit Publik, INFOÇIP ka bërë një...
Gjatë fushatës elektorale, kryetari i Partisë Demokratike Lu...
Partia Demokratike do të ketë 59 përfaqësues në Parlamentin ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bëjnë shqyrtimin dhe mirat...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se zgjedhjet vazhd...
Ditën e sotme presidenti Ilir Meta ka dalë me një teori për ...
Në zgjedhjet e 25 prillit Lëvizjea Socialiste Për Integrim k...
Kryetari i partisë Lëvizja e Re (LRE) Arian Galdini ka publi...
Presidenti Ilir Meta ka publikuar shifrat e votave të pavle...
Kreu i PSD-së i cili doli fitues me 3 mandate deputetësh nga...
Në zgjedhjet e 25 prillit, të gjithë aleatët e Bashës, përve...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një vi...
Procesi i numërimit të votave preferenciale për kandidatët n...
Ditën e djeshme përfundoi plotësisht numërimi i votave për k...
Nga Esiona KonomiPartia Socialiste ka dominuar të gjithe ele...
Kreu i PAA, Agron Duka, njëherësh i dyti në listën e kandida...
Zgjedhjet e 25 prillit sollën humbjen e Partisë Demokratike ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëkeqhur nga Europoli, përmes autoriteteve ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...