Votat e pavlefshme/ Meta publikon shifrat e 2013 dhe 2017: Duhet rinumërim
Presidenti Ilir Meta ka publikuar shifrat e votave të pavle...
Kryetari i partisë Lëvizja e Re (LRE) Arian Galdini ka publikuar në rrjetet sociale nëj mesazh të një kolegut të tij i cili e pyet nëse është e kotë të vazhdosh pasi ka marrë pak vota në zgjedhjet e 25 prillit.
Galdini i është përgjigjur duke u shprehur se ai nuk mund ti braktisë ato 3700 votues që i besuan. Më tej, ai shkruan se djemtë e tij nuk do ta shohin babin e tyre kurrë si modelin e njeriut që dorëzohet.
Postimi i plotë:
Më shkruan një ish kolegu im sot:
“Galdini, kam shumë respekt për ty, por me rezultatin që more në zgjedhje, a nuk mendon se është e kotë të vazhdosh? Ndoshta kjo betejë do të zgjasë shumë e ti mund të dështosh përsëri sepse shqiptarët kurrë nuk e kanë dashur të mirën dhe të thjeshtën…”
Vendosa ti përgjigjem këtu:
“E kush jam unë që të braktis 3700 shqiptarë që më besuan? Çfarë lloj burri e njeriu do të isha unë po ti braktisja këta 3700 votues dinjiteti të cilët ia besuan votën e tyre një partie me zero para, zero logjistikë, zero pushtete, zero fuqi. Këta 3700 votues dinjiteti ia dhanë besimin e tyre një partie që nuk e panë kurrë në media. Si mund ti braktis unë këta 3700 heronj? Çfarë lloj prindi e qytetari do isha unë, po të lija në mes një betejë të cilën e besuan 3700 shqiptarë të dinjitetshëm? Çfarë do tu thoja dy djemve të mij? Si tua shpjegoja?
Tu thoja që e pashe të kotë, të vështirë e të pamundur, prandaj e lashë në mes….?
Dy djemtë e mij nuk do ta shohin kurrë babain e tyre si modelin e të dorëzuarit…
Dy djemtë e mij nuk do ta shohin kurrë babain e tyre si modelin e atij që i lë gjërat në mes pse duken të kota, të vështira apo të pamundura.
Unë nuk jam në këtë betejë për shqiptarët.
Unë nuk mund të jem për shqiptarët sepse nuk më kanë votuar e madje 90% e tyre as më njohin fare sepse nuk na lejuan kurrë në media.
Epo të marësh 3700 vota pa qenë asnjë sekondë në media, e kur mbi 90% e shqiptarëve as të njohin fare, e as e kanë idenë se ti ekziston, unë mendoj se është heroike.
Të marësh 3700 vota duke qenë partia e mohuar, bllokuar, luftuar, sulmuar, izoluar, çensuruar, shpërfillur, tallur e ndaluar nga mediat, unë mendoj se është heroike.
Të marësh 3700 vota vetëm me 1 celular e 1 faqe facebooku, unë mendoj se është heroike.
Pra unë e bëj këtë që po bëj për 2 djemtë e mij dhe për ata 3700 qytetarë që votuan dinjitetin.
Edhe sikur kurrë të mos ia dalim mbanë, mjafton që secili prej nesh të bëj pyetjen:
A po i bëjmë keq Shqipërisë ne me këtë që po bëjmë?
Pyetja tjetër:
A i sjell dëm Shqipërisë, dështimi ynë?
Pyetja tjetër:
A po qëndrojmë, rezistojmë ne me para publike, me fonde publike, me taksat e shqiptarëve, me tendera, vjedhje, PPP, korrupsion, financime oligarkësh apo krimi?
Atëherë nëse kjo që po bëjmë ne varet vetëm nga ne, nga vullneti ynë, nga sakrificat tona, nga mundi ynë, nga dhimbjet tona personale, nga ëndrrat tona e vizioni ynë prindërues, pse duhet ta lëmë në mes?
Unë jam këmbëkryq e do vazhdoj sepse nuk po vjedh askënd, nuk po mashtroj askënd, nuk po mbahem me taksat e shqiptarëve, as me pushtetet e shqiptarëve.
Unë jam këmbëkryq e do vazhdoj sepse dua të bëj krenar 2 djemtë e mij dhe 3700 heronjtë që më votuan.
Pikë. /CNA.al
Presidenti Ilir Meta ka publikuar shifrat e votave të pavle...
Kreu i PSD-së i cili doli fitues me 3 mandate deputetësh nga...
Në zgjedhjet e 25 prillit, të gjithë aleatët e Bashës, përve...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një vi...
Procesi i numërimit të votave preferenciale për kandidatët n...
Ditën e djeshme përfundoi plotësisht numërimi i votave për k...
Nga Esiona KonomiPartia Socialiste ka dominuar të gjithe ele...
Kreu i PAA, Agron Duka, njëherësh i dyti në listën e kandida...
Zgjedhjet e 25 prillit sollën humbjen e Partisë Demokratike ...
Presidenti Ilir Meta, ka dalë me një reagim në rrjetet socia...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka ironizuar me kome...
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve kryeministri Edi Ra...
Analisti Arben Meçe është shprehur se PD duhet ta pranojë re...
Në zgjedhjet e 25 prillit dolën të pavefshme 83024 fletë vot...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nuk do të ketë asnj...
Pandeli Majko është një nga emrat ‘veteran’ të Partisë Socia...
I vetshpallur kandidat për kreun e PD-së Fatbardh Kadilli ka...
Gazetari Arian Çani këtë të premte në emisionin ‘Zonë e Lirë...
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani nëpërmjet një postimi...
Ministrja Elisa Spiropali ka folur mbi shkarkimin e Presiden...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...