web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

25 Prilli/ Salianji: Po faktuam vjedhjen e votave do kërkojmë përsëritje të zgjedhjeve

1 Maj 2021, 18:07, Politikë CNA

Kandidati për deputet i PD-së në Qarkun e Korçës Ervin Salianji teksa ka folur për zgjedhjet e 25 Prillit i ka cilësuar ato jo të lira dhe të ndershme. Ndër të tjera ai shtoi se ka pasur kërcënime dhe se për sa kohë procesi zgjedhor është në zhvillim, nuk mund të quhet ende se PD ka humbur.

?Nuk mund ta them dot se PD ka humbur, derisa procesi zgjedhor është ende në proces. Këtu flas për procedurat që kanë të bëjnë me tjetërsim të vullnetit të votuesve, që mund të bëjnë diferencën.  Këto nuk ishin zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse kishte kërcënim, represion dhe përfshire të elementëve kriminalë? ? tha Salianji.

Në një intervistë për News 24 Salianji shtoi më tej se Prokuroria e gjykata kanë mbrojtur krimin zgjedhor dhe se PD ka prova për tjetërsimin e votës më 25 prill duke shtuar se ata kanë prova se është tjetërsuar vullneti i zgjedhësve në kuti.

?Nëse ne kemi pasur debat në PD, mund të merret rasti i një të plagosuri, nuk besoj se është rasti që të merremi me të plagosurin, që jemi ne si parti, por me atë që plagos. Ndeshja ishte e trukuar. Institucionet ishin në shërbim të Rilindjes. Prokuroria e gjykata mbronin krimin zgjedhor. Ne kemi prova vullnetin që e kanë tjetërsuar zgjedhësve në kuti. Të gjitha bandat ishin përfshirë për të intimiduar zgjedhësit. Procesi përfundon kur të numërohet kutia e fundit, do kërkojmë numërim të të gjithë votave. Nëse faktohet vjedhja e votave, kërkojmë përsëritje të zgjedhjeve? ? u shpreh Salianji./CNA.al





Lajmet e fundit nga