web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Lulzimi të ikë i trupëruar”/ Ish këshilltari i Bashës tregon “prapaskenat” e zgjedhjeve

28 Prill 2021, 06:36, Politikë CNA

Ish Këshilltari i Lulzim Basha, Piro Ahmetaj ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas Ahmetajt, zgjedhjet u shitën nga Basha. Ai thekson se në 25 Prill ?Shqipëria ka humbur, pasi zgjedhjet janë shitur nga kompania e [email protected]?.

?Në 25 Prill Shqiptarët nuk fituan, pasi zgjedhjet u shitën nga Lulezimi pa këllqe? !
Të nderuar bashkëAtdhetarë, #parasëgjithash: «E vërteta ështe ilaçi më i mirë dhe si këmbanë e fortë alarmi për ti shpëtuar vlerat e së djathtës nga prangat e platformës së Kotovicës bollshevike, të mbështetur mbi «destabilitetin e pronës dhe fuqinë e votës së lirë?!

Në vijim të kësaj platforme famëkeqe, në 25 Prill Shqipëria ka humbur, jo vetëm demokratët por të gjithë shqiptarët nuk kanë fituar, pasi zgjedhjet janë shitur nga kompania e #[email protected]!

#Sëdyti, projekt mashtrues si firmat piramidale të Xhaferit dhe Alimuçës; prokurimet për 12 të deleguarit politik të Partisë dhe tenderat natën për listën fituese në të 12 qarqet; shpërdorimi i Komisionit të ngjeshur me dekorata por në vartësi të spiunit me letra (!!); riciklimi i ushtrisë së ish-zyrtarëve të korruptuar dhe të uritur drejt pushtetit: “për rritjen e shifrave dhe fitorjet historike që e presin opozitën herën tjeter, në betejën e 2025/29”; mungesa foshnjarake e kurajos për të dhënë dorëheqjen, gjajnë më shumë mjerane se nga përrallat e Ali komikut të Bagdadit, i cili kur forcat ushtarake të USA hynë në Kryeqytet, gajasi CNN-in, dhe mbarë botën duke konfirmuar se: “forcat e gardës së Sadam Hysein po korrnin fitore legjendare në front 1200 km larg Bagdadit” !
Ky ishte dhe dhe mbetet fati-simbol për të gjithë pusht-etarët paranojakë që vjedhin pronat, pushtojnë Institucionet, privatizojnë partitë politike, sundojnë qytetarët dhe sfidojnë vlerat demokracisë Eurotlantike?, shkruan Ahmetaj.

Më tej ai thekson se vendi kishte dhe mbetet domosdoshmëri kritike për rotacion politik. Sipas tij Rama i ka fituar pa asnjë meritë zgjedhjet e 25 Prillit 2021!

?Kështu si Gjeneral* i rritur në perëndim, ju përcjell një mesazh publik të dyve njëherësh, që: “të mos e shpërdorojnë fitoren si «Piros së Epir-it» deri në hakmarrje cinike kundër domosdoshmërisë jetike që ka ardhmëria e Shqipërisë për harmoninë e balancave demokratike si & gjithë “.

#Sëkaterti, megjithë humbjet dëshpëruese 2015; 17 & turpëruese 2021, nuk është rasti as koha për tu gjynjëzuar, as bërë triumfalin kush ka folë më shumë kundër mavro-kapitenit të anijes së mbytur të Lulezim Bashës! Ai në të drejt?n e tij univerale mundet të shkuaj edhe libra për misionet e humbura ose me përrralla si Ali komiku Bagdadit: «sikur nën lidership-in e Tij na qënkan bërë rruga e Kombit, anëtarësimi në NATO, vizat, tuneli i Elbasanit, paska fituar me Ramën zgjedhet 2011; 2015.2017, 2021, etj» ! Por Shqiptarët nuk vinë as nga Hollanda as nga planet tjetër!

#Sëfundmi po #mbitëgjitha, e çmoj si Emergjencë Kombëtare edhe posaçërisht si përgjegjësi fisnike të gjeneratës së lindur në liri (mbas viteve 90) & jo vetëm, se është koha për tu ringritur nga hiri i vlerave të së djathtës së Mid’hat bej Frashëri për ta çliruar PD e “pushtuar nga lulezimët pa kellqe dhe sekserët e pushteteve” si dhe rikthyer Shqiptarëve besimin te demokracia funksionale, familja, prona, vota dhe Zoti, si USA & gjithë Europa?, shkruan Ahmetaj.

Lidhur me mos-dorëheqjen e Bashës ai shprehet se ai nuk duhet të dëgjojë  këshillat e sekserëve të familjes, as strategët dhe përgjegjësit e SMV. Ai thekson se Basha duhet të ikë i turpëruar nga drejtimi i Partisë.

?Ndërsa për mos-dorëheqjen edhe pas kësaj humbje turpëruese, Kryekomisari Lulzim BASHA të mos dëgjoj këshillat e sekserëve të familjes, as strategët dhe përgjegjësit e SMV dhe as t? mos trimërohet nga rambo komikët e ardhur për për karrige në Tiranë ! PD nuk është kompani private as lodër e dhuruar kalamajsh, por kalaja e aksioneve dhe banka e vlerave të 125 mijë !

Duke qënë kështu dhe mbas kësaj ?humbje të pamundur? Lulzim Basha do ti duhet dhe patjetër që do të iki i turpëruar nga drejtimi i Partisë, ashtu kokëulur, pa lavdi & pa asnjë fitore në 8 vjet!
Thënë sa më sipër, s?ka vënd fare për dëshpërim. Në të kundërt mbetem shpresëplotë që mbas Lulëzimve pa këllqe nuk do bëhet fare qameti (siç nuk u be për Enverin), por ditë më të mira do vijnë për PD, për demokratët dhe mbarëShqiptarët?, përfundon Ahmetaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga