web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bashkëqeverisje PS-PD?/ Erla Mëhilli: Ramës nuk i duhet Basha

27 Prill 2021, 22:49, Politikë CNA

Gjatë fjalimit që mbajti në sheshin Skënderbej, kryeministri Edi Rama i bëri ftesë kreu të PD-së Lulzim Basha për bashkëqeverisje, ndonëse me mandate mund të qeverisë edhe i vetëm.

Për këtë ftesë ka reaguar edhe ekspertja e komunikimit Erla Mëhilli, e cila deklaroi se numerikisht Ramës nuk i duhet fare Basha.

Ajo tha në emisionin ?Opision? se nëse ata do të futeshin në bashkëqeverisje, do të deformohej vullneti i qytetarëve.

?Numerikisht Edi Ramës nuk i duhet fare Lulzim Basha. Shqiptarët kanë votuar që Edi Rama dhe PS t?i qeverisë, dhe Lulzim Basha e PD të jenë në opozitë. Nëse do të futeshin në qeveri ky do të ishte deformim i vullnetit të qytetarëve?, theksoi ekspertja e komunikimit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga