Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Dështimi i Lulzim Bashës ka sjellë një përçarje dhe rrënim të Partisë Demokratike.
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, një zë i fuqishëm në PD para katër viteve në një shkrim shprehej se Basha duhet të hiqte dorë nga drejtimi i partisë dhe se sipas saj e kishte çuar PD-në në vetëshkatërrim.
Postimi i Majlinda Bregut:
“Kërkoj heqjen dorë nga një qasje qorre dhe shurdhe e drejtimit dhe funksionimit të PD-së. Nga një mënyrë që e ka në përmbajtjen e saj vetëshkatërrimin e ngadaltë, por të pandalshëm të çfardo organizate, pavarësisht emrit që ka”
Kur flisja kohë më parë dhe vazhdimisht, e kur të gjithë benin sikur s’ dëgjonin, – “Se duhet parë nga vetja dhe duhet të flasim hapur për shkaqet se pse PD-ja po shkon nga një humbje në tjetrën dhe se nëse do të presim fundin për të thënë më në fund gjërat që mendojmë, atëherë do të jetë shumë vone”, -flisja se nuk e doja kurrë humbjen e PD-së!
E risolla këtë citim jo për të treguar sa e zonja jam, se s’duhet ndonjë zotësi e madhe për të kuptuar atë që po ndodhte me PD-në, nën drejtimin e Lulzim Bashes, por për koherencë me veten e demokratët.
Ishte kaq e qartë çka po vinte sa nuk më mbante vendi, kur shihja të tjerë aty në mbledhjet e grupit, që as shihnin, as dëgjonin e madje as nuk u tutën të më sulmonin.
Nuk them nuk kuptonin, sepse jo pak në fakt e kuptonin që ç?ke me të, por… Dhe POR-et ishin e mbeten po aq problem sa vetë rezultati.
Unë kur kërkoj dorëheqjen e Lulzim Bashës, nuk kam asnjë dëshirë të merrem me personazhin në vetvete. Nëse jam kuptuar kështu, po e nënvizoj që s’është kështu. Aq më shumë tani që s’po u besoj më dot as syve, kur shoh e lexoj kush po merret me të!
Kërkoj heqjen dorë nga një qasje qorre dhe shurdhe e drejtimit dhe funksionimit të PD-së. Nga një mënyrë që e ka në përmbajtjen e saj vetëshkatërrimin e ngadaltë, por të pandalshëm të çfardo organizate, pavarësisht emrit që ka.
Kur kam thënë dhe stërthënë se Sali Berisha nuk përsëritet, nuk imitohet, nuk zëvendësohet, nuk kam folur për një idhull por për një lidership karizmatik, i cili s’lejon të duken boshllëqet, gropat, defektet e organizatës dhe i mbyll ato.
Të pretendosh ta drejtosh PD-në si Sali Berisha, pa qenë ti vetë Sali Berisha, do të thotë të gënjesh vetën e të marshosh verbërisht drejt greminës.
Do të thotë të humbasësh në çdo hap njerëz, të bjerrësh në çdo metër rruge besimin dhe respektin e njerëzve për PD-në.
Unë fjalën dhe dëshiren e madhe që PD-ja të jetë PD-ja që më solli mua e shumë si unë brenda saj kam.
Prandaj po ju them përseri: PO GABONI! Të shpallësh një garë në mbi 40 grade, tamam kur dynjaja se ka mendjen fare tek ky hall dhe ta bësh këtë, pa bërë një mbledhje të të paktën atyre që u fshinë e atyre që u graduan në një mesnatë, pa përcaktuar në një udhëzim se cilat jane garancite për kandidatët që do hyjnë në garë, pa caktuar standartet për zgjedhje të lira e të ndershme brenda partisë tënde, është jo demokratike!
Eshtë njëlloj sikur Lulzim Basha të hynte në zgjedhje parlamentare pa Kod Zgjedhor! Më e pakta!
Ta konceptosh këtë moment si momentin kur PD-ja duhet të ndahet: me Lulzimin “e ngrirë”, apo kundër Lulzimit “të shkrirë”, është gabim.
Ta kthesh sot, tani, PD-në në një shesh për përshesh, pasi shqiptarët na dhanë 190 mijë vota minus, më zi se në zgjedhjet e ’97-ës, është gabim.
Po jua them sot të gjithëve, kujt është me Lulzimin dhe kujt është kundër tij:
Ky mal që po mbarset do të pjellë një mi!
Dhe ne do jemi përsëri duke pritur humbjen e radhës për gabimin tonë të radhës.
Për të parashikuar këtë nuk duhet të jesh as fallxhore as shkencetare e as shumë e zonja.
Mjafton ta duash PD-në përtej inateve me disa, ndjenjës së hakmarrjes ndaj dikujt apo nevojës fëminore për të luajtur luftash në oborrin e lagjes./CNA.al
Anëtari i këshillit kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Indrit H...
Shtetet e Bashkuara thonë se respektimi i rezultateve të zgj...
Italia zyrtare ka përgëzuar Shqipërinë për mbajtjen e zgjedh...
Akademiku Artan Fuga duke bërë një përshkrim të situatës pas...
Kur janë numëruar rreth 200 kuti votimi në Tiranë për leximi...
Partia Demokratike ka ende shpresa se mund të përmbyset rezu...
Kryesuesja e OSBE-së Ann Linde nëpërmjet një postimi në Twit...
Kryeministri Edi Rama menjëherë pas konfirmimit të mandatit ...
Ambadasorja amerikane Yuri Kim është shprehur se rezulatet e...
Sondazhet e publikuara nga Euronews Albania me kompaninë pre...
Shqiptarët në zgjedhjet e 25 prillit krahas partive politike...
NGA SKIFTERIVetëm dy ditë. Kaq ka zgjatur “qetësia” e Metës,...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së, Edvin Kulluri ësht...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pa...
Ish deputeti i Partisë Demokratike Arben Imami ka folur qart...
Ish deputeti i Partisë Demokratike Arben Imami ka folur me t...
Vijojnë replikat mes Presidentit Meta dhe sekretarit të Përg...
Presidenca i është përgjigjur Seketarit të Përgjithshëm të P...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar më rrjetet sociale një vi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...