E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Partia Demokratike doli humbëse në zgjedhjet e 25 prillit. Kjo humbje e PD, solli një zhgënjim të madh për demokratët dhe anëtarët e kësaj partie.
Një grup anëtarësh të Partisë Demokratike, anëtarë të Kryesisë, të Këshillit Kombëtar, anëtarë të Forumit Rinor, studentë të dhjetorit 1990, themelues të PDSH-së, simpatizantë të së djathtës shqiptare, në një reagim të përbashkët thonë se humbja e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nga Partia Demokratike ka përgjegjësit e saj e në rradhë të parë kryetarin Lulzim Basha.
Mes të tjerash, në këtë deklaratë thuhet se Basha, që prej vitit 2013, kur mori drejtimin e partisë, e ka drejtuar atë pa profesionalizëm dhe pa dinjitetin e nevojshëm institucional.
Për këtë arsye kërkohet dorëheqja e menjëherëshme dhe e parevokueshme të Kryetarit të Partisë Lulzim Basha, të Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH-sëe të nën-Kryetarëve.
Deklarata e plotë:
Ne, një grup anëtarësh të Partisë Demokratike, anëtarë të Kryesisë, të Këshillit Kombëtar, anëtarë të Forumit Rinor, studentë të dhjetorit 1990, themelues të PDSH-së, simpatizantë të së djathtës shqiptare, ndihemi të tronditur nga humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Shqipëria erdhi në këto zgjedhje pas një periudhe 8-vjeçare të një qeverisjeje të korruptuar, të kriminalizuar dhe klienteliste, që e ka çuar vendin në varfëri të tejskajshme, braktisje masive, dhe në humbjen e shpresës. Fitorja në zgjedhje ishin mundësia e vetme për të një të ardhme të ndryshme, prandaj këto zgjedhje nuk mund e nuk duhet të humbnin. Qytetarët e këtij vendi, zgjedhësit, anëtarët e partisë e kanë mbështetur partinë në protesta e kudo, por pakënaqësia e përgjithshme dhe kjo mbështetje nuk u kapitalizuan me fitoren në zgjedhje.
Humbja e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nga Partia Demokratike ka përgjegjësit e saj e në rradhë të parë kryetarin Z. Lulzim Basha! Ai, ndër të tjera, ka shuar ëndrrën për demokraci të qindra mijëra shqiptarëve, duke humbur dy palë zgjedhje të përgjithshme, duke dorëzuar pushtetin qëndror, pushtetin vendor dhe opozitarizmin në dorën e Edi Ramës.
Partia Demokratike ka shembuj të një sjelljeje politike e qytetare në rastin e humbjes së zgjedhjeve në rrethana normale siç ishin ato të vitit 2013-të pas tetë vitesh qeverisjeje, kur kryetari i partisë Sali Berisha dhe drejtues të tjerë të lartë të saj morën përgjegjësinë dhe dhanë dorëheqjen për t?i hapur rrugën ristrukturimit të partisë e zgjedhjes së një drejtimi të ri për bërë një opozitë të denjë për historinë e saj dhe për ta çuar në fitore.
Por, z. Lulzim Basha, që prej vitit 2013, kur mori drejtimin e partisë, e ka drejtuar atë pa profesionalizëm dhe pa dinjitetin e nevojshëm institucional. Ai është përgjegjësi i drejtpërdrejtë i mpakjes dhe, shpesh, edhe i shuarjes në mënyrë arbitrare të shumë strukturave të partisë, të largimit të shumë anëtarëve, themeluesve, dhjetoristëve, kontributorëve më të denjë, të shtyllës së saj kurrizore, të çdo individi dhe zëri të lirë, që nuk binte dakord me këtë mënyrë drejtimi të Partisë Demokratike, duke mos lënë mundësinë për asnjë forum të hapur dhe duke eleminuar demokracinë e brendëshme në Parti.
Me Lulzim Bashën në krye të PD-së historia e këtyre tetë viteve të fundit është një histori dështimesh të Partisë Demokratike. Me paftësinë, me veprime të gabuara dhe pa një strategji politike, procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, me spastrimet e filluara në 2014-tën dhe të përsëritura periodikisht, me mungesën e plotë të respektit për organet e brendshme të partisë dhe për votën e anëtarëve të saj, Lulzim Basha i shërbeu humbjes së fundit.
Pas marrëveshjes së errëte të pasqaruar të 17 majit 2017, marrëveshje e pakëshilluar me forumet e partisë, si dhe pas humbjes së zgjedhjeve të po atij viti në bashkëpunim e bashkëfajësi me Edi Ramën, ai u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike nëpërmjet një procesi jo-transparent dhe mjaft të diskutueshëm. Megjithatë, anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike vunë përpara interesat e vendit për të mundësuar një qeverisje të djathtë që do të sillte një ndryshim rrënjësor të sistemit të kalbur qeverisës së vendit dhe pranuan vendimin e Z. Basha dhe të grupit të tij të ngushtë për t?u provuar përsëri nga vota e popullit.
Në çdo vend demokratik, është pikërisht opozita ajo që ngjall shpresë dhe sjell ndryshimin, por, sërisht dhe fatkeqësisht, Lulzim Bashaia humbi vendit mundësinë e një ndryshimi thelbësor dhe rrënjësor, ia humbi edhe një herë tjetër PD-së mundësinë për të drejtuar popullin drejt një të ardhme europiane, të drejtë dhe të ndershme.
Për këto arsye dhe shumë të tjera, ne, kërkojmë dorëheqjen e menjëherëshme dhe të parevokueshme të Kryetarit të Partisë Demokratike Z. Lulzim Basha, të Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH-sëe të nën-Kryetarëve. Ne kërkojmë mbledhjen urgjente të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me qëllim hapjen e rrugës për të nisur një proces rrënjësor reflektimi dhe analize, të domosdoshëm dhe jetësorë për Partinë, proçes, i cili të mundësojë zgjedhje të jashtëzakonshme, me një garë të drejtë, të hapur e demokratike për strukturate reja drejtuese të Partisë, bazuar në modelet më të mira të partive tona simotra të së djathtës klasike. Partia Demokratike duhet të kthejë demokracinë në strukturat e saj, fjalën e lirë, konkurueshmërinë, vendimin kolegjial dhe garën e pastër e të pakompromentuar.
Përgatitja e një reformimi ideologjik të djathtë, të orientuar nga liria e individit, familja, tregu, prona, shoqëria, autonomia lokale, partiake dhe qeverisëse; kthimi në shtyllat e funksionimit tonë që prej themelimit, rishikimi i menëjhershëm i një programi dhe strategjie të fortë dhe të paepur opozitare, duke bashkuar Partinë Demokratike dhe duke ftuar në parti çdo kontribut qëllimisht apo fatkeqësisht të humbur ndër vite, por edhe çdo prurje të re, janë parimet bazë që ne duhet të nisemi për të khyer Partinë Demokratike në rrënjët e saj. Kjo do të jetë e vetmja mundësi për t?i bërë ballë, në një kohësa mëtë shkurtër, qeverisjes të korruptuar dhe vrastare të fateve të shqiptarëve dhe Shqipërisë nga mungesa e një alternative reale të djathtë.
I bëjmë thirrje gjithë anëtarësisë së Partisë Demokratike ti bashkohet kësaj thirrje.
Edith Harxhi
Endira Bushati
Bujar Nishani
Ibsen Elezi
Bislim Ahmetaj
Arben Imami
Arben Ristani
Edvin Kulluri
Pirro Ahmetaj
Endrit Hoxha
Pas faljes publike të kryteares së LSI, Presidenti Ilir Meta...
I vetë-shpalluri kandidat për kreun e PD, Fatbardh Kadilli, ...
Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka ngritur akuza ndaj kryeminis...
CNA.al ka zbuluar se cilët do të jenë 4 prej emrave që mund ...
Deputetja Rudina Hajdari kandidoi në Elbasan në zgjedhjet e ...
Monika Kryemadhi në cilësinë e kryetares së LSI-së, ka sulmu...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka thyer heshtjen pas dalj...
Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas sekuestrimit të pasurive...
I pari që u shkarkua nga Vettingu ishte gjyqtari i Kushtetue...
Pas humbjes në Vlorë, kandidati për deputet i LSI, Luan Rama...
Drejtësia ka nisur të veprojë mbi ish gjyqtarët e shkarkuar ...
Andi Bushati ka komentuar rikthimin e Aleksandër Frangajt në...
Pas humbjes së LSI në zgjedhjet e 25 Prillit, kandidati Aldi...
Gazetari Aleksandër Frangaj i është përgjigjur sot Aleksandë...
Rezultati paraprak, pra ai thuajse i certifikuar i zgjedhjev...
I ftuar dje në emisionin “Opinion”, pronari i TV Klan, gazet...
Ish anëtarja e kryesisë dhe ish sekretarja e PD, Endira Bush...
Pas zgjedhjeve të 25 prillit, PS ka marrë një mandat të sig...
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ri...
Niko Peleshi rezulton të jetë deputeti më i votuar deri më t...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...