web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjest i madh nga Messi, heq dorë nga tripleta dhe i fal golin Griezmanit

23 Prill 2021, 06:51, Sport CNA

Lionel Mesi ka treguar edhe njëherë tjetër që është një futbollist i madh edhe në sjellje. Ylli argjentinas shkëlqeu sërish për katalanasit në fitoren e arritur në shifrat 5-2 kundër Getafes. Mesi arriti të shënonte dy gola dhe të dhuronte një assist, ndërsa ndeshja po mbyllej në rezultatin 4-2.

Në minutën e fundit do të akordohej edhe penalltia për vendasit, ku argjentinasi mund të shënonte tripletën. Megjithatë duke mos u treguar egoist, Mesi ka hequr dorë nga mundësia për të shënuar tre gola dhe ia ka falur mundësinë e realizimit Griezman në mënyrë që ky i fundit të ketë më shumë besim për ndeshjet e ardhshme. Pasi ka realizuar golin, Griezman ka shkuar për të përqafuar Mesin.

Griezmann and Lionel Messi?????? pic.twitter.com/Hq1cdmwdKs

— ?????? (@mma11n) April 22, 2021





Lajmet e fundit nga