web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga tërmeti te shëndetësia dhe zgjedhjet / Igli Cara tregon situatën “e pazakontë” në Durrës

20 Prill 2021, 19:58, Politikë CNA

Kandidati i PD-së për Durrësin, Igli Cara ka folur për zgjedhjet duke treguar programin e Pd-së nëse del fituese në 25 Prill. Sipas tij, Qeveria e kryeministrit Edi Rama vetëm sa ka mashtruar dhe vjedhur qytetarët duke përmendur shëndetësinë dhe rindërtimin për tërmetin.  Cara u shpreh se situata në Durrës paraqitet disi e pakazkontë ku shtoi se qytetarët e kanë kuptuar dhe në 25 Prill do të votojnë ndryshimin. Ai tha se ka pasur tentative për shit-blerjen e votës.

Në një intervistë për CNA.al ai shprehi shqetësimin për emrat problematik në listat e kandidatëve që sipas tij do të thotë se ka blerje vote. Kandidati theksoi se qytetarët janë të vendosur të tregojnë pushtetin e tyre se duan një qeveri që tju shërbejë. Ai shtoi se në këtë kohë pandemie disa fonde  duhet të ishin përdorur  për të mirë të qytetarëve dhe jo për të shtruar qendrën me gurë.

Si paraqitet situata elektorale në qytetin e Durrësit?

PD ka prezantuar një program në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve. Paga minimale do të rritet në 36 000 lekë në muaj, pensionet do të rriten çdo vit me të paktën 5 për qind, ndihma ekonomike do të dyfishohet, çmimi i energjisë elektrike për 300 kWh e parë do të ulet, çmimi i karburanteve do të ulet me 24 lekë për litër, tekstet shkollore për nxënësit e arsimit parauniversitar do të jenë falas. Rinia është në qendër të programit të Partisë Demokratike. Tarifat e studimit në universitet për të rinjtë nga familje me të ardhura më pak se 64 000 lekë në muaj do të jenë zero, bizneset novatore nga të rinjtë do të mbështeten financiarisht nga qeveria me skema të veçanta financimi edhe për bizneset në zonat rurale. Taksa e sheshtë 9 për qind dhe tatimi i vetëm prej 0,5 për qind e xhiros vjetore për biznesin e vogël do të nxisin zgjerimin e biznesit dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Por, ajo që vihet re në këtë fushatë elektorale është ikja nga përballja dhe debati e kandidatëve të PS. Qeveria e Ramës vetëm sa ka mashtruar dhe vjedhur qytetarët. Ai premtoi, për shembull, shëndetësinë falas, por ne e dimë që ajo vetëm falas nuk është. Në Durrës ai premtoi rindërtimin pas tërmetit, por asgjë nuk është bërë. Rama dhe PS nuk kanë as alternativë për të ardhmen. Kjo e bën disi të pazakontë situatën elektorale në Durrës, por qytetarët tashmë e tregojnë kudo shumë qartë se ndryshimi është vetëm pak ditë larg.

Cili është numri i mandateve që pretendoni në këtë qytet?

Qytetarët e Durrësit gjithnjë kanë ditur të marrin vendimin e duhur në kohën e duhur dhe më 25 prill do të jetë dita e ndryshimit të madh. Entuziasmi është i dukshëm dhe vullneti është i fortë për të flakur tej alternativën e mashtrimeve dhe vjedhjes. Qytetarët e Durrësit do të zgjedhin alternativën e punës dhe të përkushtimit, dhe fitorja ka për të qenë edhe më mbresëlënëse se ajo e vitit 2005.

Sa mandate synoni të merrni në Durrës?

Për një gjë jam i sigurt dhe këtë siguri e shfaqin qytetarët në çdo takim që zhvilloj: pas 25 prillit Rama nuk do të jetë më kryeministër i vendit. Rama do të largohet dhe Shqipëria do të ndryshojë. Jeta e qytetarëve duhet të përmirësohet dhe vendit duhet t?i kthehet shpresa për të ardhmen. Qytetarët e Durrësit dhe gjithë Shqipërisë meritojnë një qeveri që t?u shërbejë interesave të tyre, që ta integrojë vendin në BE. Jam i sigurt se numri i mandateve do të jetë pa asnjë dyshim dëshmi e fitores së vullnetit të qytetarëve për të ndryshuar.

A keni konstatuar ju situatë të shitblerjes së votave?

Tentativa ka, por ortekun qytetar kundër qeverisë hajdute të Ramës nuk ka gjë që e ndal. Ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se në listat e kandidatëve kishte ende emra shqetësues, dhe ne të gjithë e dimë se cilët janë ata dhe se kujt kampi politik i përkasin. Kjo do të thotë se tentativa për blerje vote ka. Në Durrës, administrata dhe bashkëpunëtorët e Ramës në vjedhje janë shpërndarë si skifterët, veçanërisht në zonat e varfëra periferike të qytetit, për të blerë vota dhe manipuluar zgjedhjet. Jam i sigurt se nuk do t?ia dalin dot. Qytetarët janë të vendosur të tregojnë pushtetin e tyre, të vendosur për të dëshmuar se ne të gjithë duam një qeveri që të na shërbejë, se duam të jetojmë këtu dhe duam të jetojmë më mirë.

Në gjykimin tuaj si ka qenë klima politike gjatë kësaj periudhe fushate për të gjitha palët?

Rama nuk merret me tetë vitet e qeverisjes së tij, por merret me opozitën, me PD dhe me liderët politikë të saj. Është e turpshme për atë dhe fyese për qytetarët. Madje, ka edhe pafytyrësinë t?i frikësojë qytetarët, duke thënë se pas tij nuk do ketë as vaksina kundër COVID-19 dhe as rindërtim për dëmet e tërmetit. Ne e dimë mirë se vendet mike vaksinat i japin për popullin shqiptar dhe jo për Ramën. Në fakt, BE dhe SHBA mezi presin ndryshimin, mezi presin qeverinë e PD, që ndihma e tyre të jetë edhe më domethënëse. Është mungesa e bilancit dhe llogaridhënies nga ana e qeverisë së Ramës dhe mungesa e një platforme qeverisë të PS që e kanë bërë të pazakontë klimën e kësaj fushate elektorale. Rama nuk ka bërë asnjë punë të mirë, vetëm sa ka vjedhur, prandaj edhe nuk bën bilanc dhe nuk jep llogari. PD, ndërkohë, ka qytetarët në qendër të vëmendjes. Fushata elektorale e PD ka në thelb besimin e ndërsjellë dhe mbështetjen e qytetarëve për të punuar për përmirësimin e jetës së tyre.

Çfarë ka bërë keq qeverisja socialiste në Durrës në këtë 8-vjeçar?

Shumë gjëra ka bërë keq, jetën e qytetarëve e bërë më të vështirë. Për hir të së vërtetës, nuk ka qenë as qeverisje socialiste, pasi Rama në qendër dhe miqtë e tij në Durrës nuk kanë asgjë të përbashkët me të majtën dhe PS. Ai dhe një grusht bashkëpunëtorësh të tij në vjedhje e kanë marrë peng Durrësin dhe gjithë vendin. Në tetë vite, në Durrës janë investuar mbi 35 milionë euro në punë publike dhe të gjitha janë përqendruar në qendër të qytetit për zbukurime dhe për të kënaqur manitë e Ramës. Gati dy të tretat e qytetarëve të Durrësit banojnë larg qendrës dhe atje ende ka rrugë të pashtruara, ndriçimi publik mungon, uji i pijshëm nuk u shkon. 35 milionë euro do të mjaftonin për të shtruar çdo rrugë e rrugicë të Durrësit. Qytetarët paguajnë taksa dhe në tetë vite nuk kanë marrë asnjë shërbim. Në këtë kohë pandemie apo rindërtimi pas tërmetit, ato fonde duhet të ishin përdorur në të mirë të qytetarëve dhe jo për të shtruar qendrën me gurë nga Italia. Qindra e qindra familje në Durrës janë pa shtëpi nga tërmeti dhe Rama nuk ka bërë asgjë.

Dhe, në fund, një mesazh për të gjithë qytetarët.

Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Durrësin dhe për gjithë vendin, dhe jo thjesht se do të zgjidhet qeveria, por se më 25 prill do të vendoset e ardhmja. Madje, edhe partnerët tanë ndërkombëtare presin që gjendja të ndryshojë. Ambasadorja Kim e tha fare qartë: ?Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë.?  Këto zgjedhje janë për t?i kthyer vendit normalitetin dhe shpresën, për të ndaluar keqqeverisjen dhe vjedhjen, për të ndërtuar një Shqipëri ku fëmijët tanë të kenë dëshirë të qëndrojnë dhe të jetojnë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga