LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lulzim Basha si Veliaj/ Nga Griselda tek ngjarja e radhës në Kavajë

20 Prill 2021, 09:51, Politikë CNA

Me 1 Qershor 2011 u raportua, se bashkëshortja e kryetarit të sapozgjedhur te Bashkisë së Kavajës, Ervis Roshi, ishte rrëmbyer.

?7 orët e tmerrit të Griselda Zaimit?, pushtuan mediat, pasi ajo pretendonte me 31 Maj 2011 rreth orës rreth orës 19:00 ishte rrëmbyer nga disa persona në një makinë me xhama të zinj, të cilët pasi e kishin rrahur e kishin çuar në një ambient ku ajo kishte lindur fëmijën dhe ia kishin marrë.  

Atë kohë anëtari i Asamblesë së PS-së, Erion Veliaj, e denoncoi publikisht rastin, duke iu dërguar edhe një letër ambasadorëve lidhur me ngjarjen.

Veliaj e përshkruante ngjarjen me nota politike dhe duke përmendur edhe kërcënimet gjatë fushatës për kandidatin e PS në Kavajë.

Edhe Edi Rama shkoi në Kavajë dhe u bë zhurmë e madhe, u lëshuan akuza se militantët e Sali Berishës, kishin rrëmbyer gruan e Elvis Roshit dhe në fund doli flluskë sapuni dhe rezultoi që ishte një mashtrim i saj.

Ndërkohë, një natë më parë, ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku u plagos një militant në zyrat e PD-së.

Askush nuk priti që të reagohej zyrtarisht nga institucionet përkatëse dhe  të zbardheshin fakte. Por, duke filluar që nga kandidatja për deputete Grida Duma që ndodhej në Kavajë dhe më pas nga kreu i PD Lulzim Basha e Presidenti Ilir Meta, u lëshuan akuza, kundrejt kampit tjetër politik.

Por, disa orë më vonë  doli që autori i ngjarjes, Ndriçim Jonuzi ishte militant i PD që kishte pritur në fushatën e 2015 edhe Lulzim Bashën.

Ndërkohë Luli kishte vrapuar në Kavajë dhe pas tij edhe Ilir Meta  edhe Grida atje ?nusëronte? për ngjarjen e madhe kriminale që kishte ndodhur në zyrat e PD.

Por, në fakt krimi kishte ndodhur midis militanteve të tyre, një ngjarje e turpshme kjo, në prag të zgjedhjeve.

PD dhe Luli mund të ishin treguar më të kujdesshëm se në rastin e Griseldës, në vend që të tentojnë të tensionojnë situatën, duke dashur të prishin zgjedhjet si me kërcënimet që bën Ilir Meta nga Vlora që thotë se ?Vlora do t?ja bëj fora?,  dhe me deklaratat se me datë 26 do të japë dorëheqjen po humbi Edi Rama.

Dhe për këtë po shfrytëzojnë konfliktet dhe incidentet që s?kanë asnjë lidhje me fushatën elektorale, por janë krejtësisht personale, midis njerëzve të ndryshëm.

Basha dhe PD, po i shesin si sikur po i bën pala tjetër.

Në qoftë se Ilir Meta do të ishte ishqetësuar për zgjedhje të vërteta, bashkë me Lulzim  Bashën nuk do të kishin reaguar si në rastin e Griseldës dhe Erion Veliajt.

Në qoftë se vërtet duan zgjedhje të lira, pse nuk shkuan në Pukë të dy, ku u arrestua komisioneri i LSI, që blinte vota?

Çfarëdo lloj skenari që ka opozita për të prishur zgjedhjet dhe gjithë skema e përdorur dje është një skemë si e Griseldës dhe është konsumuar nga Erion Veliaj.

Janë shumë me vonese për të kopjuar Erion Veliajn dhe kur e kopjojnë e marrin gabim./CNA.al

Lajmet e fundit nga