web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kandidon nën siglën e Lëvizjes për Ndryshim/ Lekë Negri: Njerëzit kanë frikë, duket sikur jemi kthyer në 1944

20 Prill 2021, 16:13, Politikë CNA

Artisti, Lekë Negri i cili është edhe kandidat për deputet në Tiranë, me partinë Lëvizja për Ndryshim, thotë se Jozefina Topalli është vetë PD dhe është pjesa e papërlyer e të djathtës shqiptare. Në një intervistë për Report TV, Negri u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë të djathtën e pastër dhe jo atë të rremen dhe shtoi se Lëvizja për Ndryshim do të jetë faktor për një qeveri jo monopol.

?Zonja Topalli është vetë PD, arritjet e PD-së janë pjesë e zonjës Topalli, është një pjesë e papërlyer e të djathtës shqiptare dhe këtë e shoh tek Partia Lëvizja për Ndryshim. Ne nuk kemi mesazhe përça dhe sundo. Besoj se elektorati po nuk reagoi këtë vit nuk reagon më, të votojnë të djathtën e pastër shqiptare dhe jo të djathtën e rremë. Kemi përshtypjen se mund të jemi një faktor i rëndësishëm për një qeveria jo monopo?, tha Negri.

Lekë Negri shtoi se njerëzit kanë frikë dhe kjo kohë duket sikur i është kthyer vitit 1944, ku njerëzit kanë frikë se i nxjerrin nga punadhe kanë probleme me pjesën e ekonomisë.

?Njerëzit kanë pak frikë duket dukshme që është një frikë, nuk kanë mundësi të flasin. Duket sikur jemi kthyer në 1944. Kanë frikë se mos humbin vendin e punës, kanë probleme edhe me pjesën e ekonomisë. Ne nuk ofrojmë para, ne nuk jemi parti klienteliste, ne nuk ofron vende pune, ne ofrojmë ndryshimin në bazë të personaliteteve që përfaqëson gjithë secili. Pjesa jonë është e fokusuar tek rinia dhe tek ekonomia. Pritshmëritë dhe feedback e kemi pozitiv. E përkthyer në mandate nuk mund të parashikoj se sa do të marrim, por feedback është pozitiv, i takon elektoratit që të vlerësojë. Po bëhet një punë kolosale dhe që ka një ndikim të lartë me elektoratin. Jemi figura të pastra të pakorruptuar, kam përshtypjen se do të jemi factor?, tha Negri./ CNA.al





Lajmet e fundit nga