web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Futbollistët janë kukulla të FIFA-s dhe UEFA-s", befason Kros: Të ishte për ne nuk luanim Nations League

20 Prill 2021, 09:19, Sport CNA

Superliga Europiane ka shkaktuar një sërë reagimesh në botën e futbollit, teksa i fundit që ka komentuar nga futbollistët është Toni Kros. Gjermani i Real Madrid thekson se lojtarët janë kukulla të FIFA-s dhe UEFA-s, ndërsa shton se të ishte për ta, nuk do të luanin në Nations League dhe se Superliga Europiane do të ishte një arsye e murë për t?u tërhequr nga futbolli.

?Fatkeqësisht nuk është në dorën tonë ta vendosim. Ne jemi kukulla të FIFA-s dhe UEFA-s, nëse do të kishte një union të futbollistëve atëherë ne nuk do të luanim në Nations League. Apo nuk do të shkonim në Arabi për të luajtur Superkupën e Spanjës.

Së bashku me Champions League, Kupën e Botës dhe Europianin, kampionatet duhet të jenë produkt i cilësisë së parë. Por, diferencat e të mëdhave me të voglat po rritet gjithnjë e më shumë. Superliga? Të ishte në dorën e futbollistëve nuk do të merrnim pjesë. Në fakt, do të ishte momenti i duhur për t?u tërhequr nga futbolli?, u shpreh Kros.





Lajmet e fundit nga