web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Eni Zake tregon synimin e PS-së në mandatin e tretë

19 Prill 2021, 16:09, Politikë CNA

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Korçës Eni Zake ka folur mbi zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Sipas saj, fushata është atipike për shkak të situatës së pandemisë ku shtoi se kanë zhvilluar takime të shumta duke pasur në kujdes shëndetin e qytetarëve.

Në një intervistë për CNA.al,  Zake u shpreh se ambicja më e madhe është për ta tranformuar Korçën në një nga qytetet më tërheqëse në Ballkan përsa i përket sektorit të turizmit gjë e cila do të ndikojë edhe në ekonominë lokale.

?Kjo është një fushatë atipike për shkak të situatës dhe padiskutim që jam kujdesur të kem prioritet jetën dhe shëndetin e njerëzve që takoj. Mendoj se që këtu duhet të nisë përgjegjësia e parë që kemi ndaj çdo banori të vendit tonë.  Fushata  në  Korcë   po   shkon   shumë  mirë.   Kemi  zhvilluar   takime   të shumta  me votuesit për here të parë, me të rinj dhe të reja, me gra e vajza dhe me banorët e lagjeve të ndryshme  të Korcës apo fshatrave. Për mua ka qenë një ndjesi e veçantë të rikthehem pas 4 vitesh dhe të shoh premtime të mbajtura, ndryshime dhe investime të bëra realitet. 

E sigurisht pjesëmarrësit në këto takime kanë dëshmuar  besimin  dhe  mbështetjen e tyre  për programin e Partisë Socialiste dhe projekteve madhore që do të vazhdojmë të realizojmë në qytetin e Korçës, duke e shndërruar këtë të fundit në një nga qytetet më tërheqëse jo vetëm për të pushuar por edhe për të jetuar në Shqipëri. Ambicja më e madhe është që të transformohet në një nga qytetet më tërheqëse në Ballkan në turizëm 4-stinor dhe që kuptohet është ajo çfarë do të japë një impakt të madh në ekonominë locale?, u shpeh Zake.

Kandidatja e PS-së shtoi se për mandatin e tretë të qeverisjes në fokus për Partinë Socialiste do të mbeten rimëkëmbja e ekonomisë dhe rindërtimi. Sipas saj, duhet të bëhet e sigurt e ardhmja e të rinjve dhe duhet të ketë projekte të mira në infrastrukturë, gjithashtu edhe punësim.

?Gjatë këtyre 8 viteve qeverisje Partia Socialiste ka arritur të përballojë e vetme shumë sfida (pasojat e tërmetit të nëntorit dhe efektet e pandemisë së Sars-Cov-19). Në mandatin e   tretë   të  qeverisjes  në   fokusin tonë  mbetet  rimëkëmbja e ekonomisë dhe zhvillimi ekonomik, si dhe rindërtimi. Plani i veprimit në nivel kombëtar është i njohur tanimë por dua të ndalem pak tek Korça. Ndoshta ndryshe nga qytetet e tjera këtu gjithçka ecën me ritme më të shpejta për të kapur majën.

Unë personalisht jam fokusuar tek të rinjtë sepse dua që kur të jemi përballë tyre t?i shohim në sy sepse do të mundemi ta bëjmë të sigurt të ardhmen e tyre. Projekte më të mira në infrastrukturë, punësim falë programeve të Inovacionit dhe Teknologjisë, turizëm më të zhvilluar etj. Pra, në 4 vitet e ardhshme do të kemi mundësinë t?i përkthejmë në vende pune projektet e realizuara në kuadër të Rilindjes Urbane të qyteteve. Ne do vazhdojmë të punojmë me të njëjtin ritëm për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për të gjithë shqiptarët?, u shpreh Zake në një intervistë për CNA.al. 





Lajmet e fundit nga