web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK të bëjë detyrën/ Bardhi thirrje Ballës: Mos u jep zemër kriminelëve

17 Prill 2021, 16:07, Politikë CNA

Kryesuesi i listës së PD në Elbasan, Gazmend Bardhi, ka hedhur akuza për tentativa të shitblerjes së votës nga socialistët.

Bardhi tha se nga faktet që kanë, rezulton se eksponentë të krimit janë përfshirë jo vetëm në fushtë, por edhe në procesin e shitblerjes së votës dhe se ka patur kërcënime ndaj anëtarëve të PD në këtë qytet.

“Me të gjitha faktet qe ne kemi bërë publike, rezulton që janë të përfshirë jo vetëm në fushtë për PS, jo vetem të angazhuar në procesin e blerjes së votave, por janë i vetmi shtab elektoral që ka Taulant Balla në Elbasan.

Unë personalisht, por dhe i gjithë ekipi ka marrë zotimin për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi të gatshëm për të përballur dhe eksponetë të krimit të organizuar.

Jemi të vendosur me çdo çmim për zgjedhje të lira e të ndershme. Unë kam bërë e një kallzim penal, dhe pres që SPAK të bëjë detyrën.

Dua të garantoj secilin që krimet elektorale që kanë ndodhur javën e fundit, dhe vijojnë nuk do mbeten pa ndëshkuar.

Apeli im për kundërshtarin është të mos i japë zemër eksponentë vetë krimit të organizuar, se janë të paprekshëm. Taulant Balla vetë nuk është i paprekshëm?, tha ai./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga