LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vasili denoncon nga Vlora/ PS mashtroi për rrugën Peshkëpi-Selenicë

14 Prill 2021, 12:40, Politikë CNA
Vasili denoncon nga Vlora/ PS mashtroi për rrugën

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale theksoi se mbështetësit e PS në Vlorë janë të tmerruar nga humbja dhe boja që po ju del çdo ditë.

Vasili shkruan se rilindja për tetë vite rresht mashtroi për rrugën Peshkëpi-Selenicë.

?Tani 2 javë para 25 prillit gënjen dhe bën sikur po bën punime në rrugë vetëm për fushatën elektorale. Kjo qeveri mashtruesish ka paturpësinë e shkruan edhe në Tabelën e punimeve datën Prill 2021. Të gjithë banorët e kësaj bashkie do ta shporrin këtë qeveri mashtruësish në datën 25 prill ! Fitore madhështore në Vlorë. Vlora i ka vulosur tre mandate të padiskutuara për LSI. Ndëshkim për batakçinjtë e Astirit dhe Dibrës Gjiknur dhe Qendro?, është shprehur Vasili./CNA.al

Lajmet e fundit nga