LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Varësia nga lëndët narkotike/ Mjeku Alban Haxhi tregon zgjidhjen e këtij problemi

14 Prill 2021, 12:49, Sociale CNA
Varësia nga lëndët narkotike/ Mjeku Alban Haxhi tregon zgjidhjen

Në programin shëndetësor të PD është edhe zgjidhja e problemit për abuzimin me lëndët narkotike dhe pijet alkoolike.

Doktor Alban Haxhi ka listuar disa pika për zgjidhjen e këtij shqetësimi ku listohen parandalimi dhe trajtimi i rastit.

Ai thekson se abuzimi me substancat narkotike dhe pijet alkoolike është një problem social që meriton vemendjen e duhur për të marrë rrugën e zgjidhjes.

Po e nis kete prezantim me disa pyetje?..

1. Kush nga ju sot ne rruge, ne pallat apo ambjentet pushimi, shkolla nuk ka pare te rinj qe konsumojne substanca narkotike? ? Asnje!
2. Kush nga prinderit ne kete periudhe nuk eshte i frikesuar se femija i tij mund te bjere pre e nje substance abusive ne nje vend qe gjendet kudo?…..Asnje!
3. Askush nga ne te gjithe edhe ne momente te veshtira te njererzve qe na rrethojne qe kane rene ne gracken e ketyre substanca apo dhe alkolizmit kronik nuk ka gjetur zgjidhje per tu trajtuar apo risocializuar nga shendetsia jone aktuale apo risocializimi shoqeror. Eshte nje problematike kjo, per familjen shqiptare?…..Sigurisht po

Pergjigjet e ketyre pyetjeve shpjegojne mese miri ate qe une shoh cdo dite ne syte e te rinjve dhe familjareve me te cilet perballem si specialist shendeti??.
Ne perballemi me nje semundje te rende te nje shoqerie te pa mbrojtur sot ne kete kontekst duke hapur para te ardhmes tone nje varg te gjate te problematikave si aksidente, diagnoza te shtuara psikiatrike te te rinjve, vjedhje, vrasje, ulje te vigjilences morale dhe educative dhe deri humbje jete nga perdorimi I ketyre substancave.
Ajo qe une gjeta ne programin shendetsor te partise dermokratike eshte pikerisht implementimi dhe zgjidhja e ketyre problematikave shume te medha te shoqerise sone:

E para:
Forcimi i parandalimit te perdorimit te substancave abusive dhe alkolit nepermjet edukimit paraprak ne ambjente te ndryshme sic jane shkollat, ambjentet e punes dhe mediave duke sensibilizuar ne menyre te theksuar brezat e rinj mbi pasojat e shumta qe na ofrojne keto substanca dhe nga ana tjeter njohja e prinderve apo familjareve me simptomatologjine per te dalluar dhe parandaluar kete fenomen te femijet e tyre, apo familjaret e tjere te familjes.

E dyta:
Trajtimi me dinjitet i atyre pacienteve qe mund te kene rene pre e varesise ndaj tyre?. Krijimi i nje sistemi referues qe nga mjeku i familjes dhe tek specialist i kesaj fushe si dhe trajtimi afatgjate psikosocial i organizuar me qendra te edukimit social ne menyre qe keta te rinj apo familjare te varur nga to te rikthehen ne pjese normale dhe productive per familjen dhe shoqerine. Kjo kerkon dhe do gjeje zgjidhje ne programin tone shendetsor nepermjet trainimeve te stafeve mjekesore ,qe shpesh kane mungesa te dijeve ne kete sector, krijimit te qendrave educative pas detoksifikimit dhe grupeve anonim per alkolin.

E treta:
Kujt i ka rene rasti te perballet me keto lloj mjekimesh sot jane shume te shtrenjta dhe aspak te gjindshme ne treg! Programi jone ka ne plan te fuse ne skemen e trajtimit me rimbursim keto medikamente (ashtu si dhe shume te tjera te domosdoshme per rimbursim apo dhe me cilesore) dhe ti trajtoje keta paciente si te semure kronik te perkohshem deri ne rikthimin ne normalitet te tyre.
Pra e pare ne vija te pergjithshme vetem nga zgjidhja e ketyre problematikave do te kishim si shoqeri mijera te rinj dhe familjare te sheruar, do te kishim me pak aksidente, me pak vdekje me shume harmoni familjare dhe nje shoqeri me te shendetshme. Prandaj ne 25 prill votoni Partine Demokratike, votoni shendetin tuaj , te femijeve dhe familjes tuaj.
Faleminderit!
Dr. Alban Haxhi

Lajmet e fundit nga