web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestimi i protuestuesve për HEC-i në Mirditë/ Reagon Abazi: Rama një politikan frikacak, liri për aktivistët

11 Prill 2021, 17:12, Politikë CNA

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi ka reaguar lidhur me arrestimin e banorëve në Mirditë pas protestës dhe përplasjes me policisë për refuzimin e ndërtimit të një HEC-i.

Abazi nëpërmjet në postimi në rrjetet sociale thekson se aktivistët e LVV-së arrestuar  në Lezhë dhe Rrëshen janë bërë me urdhër politik nga kryeministri Edi Rama.

Ai shton se Rama është një politikan frikacak pasi përdor policinë e shtetit për të friksuar aktivistët e kësaj force politike.

?33 qytetarë, mes tyre edhe shumë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, po mbahen tani të arrestuar në Lezhë dhe Rrëshen me urdhër politik nga Edi Rama, sepse kanë mbrojtur sot bashkë me banorët e Mirditës lumin Thirrë nga shkatërrimi përmes HEC-eve. Rama, një politikan frikacak, po përdor policinë e shtetit për të kërcënuar aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lezhë dhe qytetarët. Anës lumenjve, nga Vjosa në Ishëm, Thirrë e Valbonë po farkëtohet një vetëdije e rezistencë qytetare që refuzon nënshtrimin. Kjo ia shton frikën regjimit që pushtetin nuk e synon me votë, por me dhunë. Mirëpo dhuna e regjimit as nuk na tremb, as nuk na zmbraps. Liri për të gjithë qytetarët e arrestuar?- shkruan Abazi.





Lajmet e fundit nga