Ndahet nga jeta kreu i shoqatës “Çamëria”/PDIU: Humbëm një patriot të madh
Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare kryetari i Shoqatës Pat...
Gazetarja e njohur nga Shkodra, Anila Dushi ka humbur betejën me Covid-19, duke ndërruar jetë ditën e sotme.
Dushi ka qenë e shtruar në repartin infektiv të spitalit të Shkodrës prej ditësh por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka arritur të mbijetonte.
Miq, kolegë e të njohur kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje të madhe. Një ndër ta është dhe gazetarja e njohur e kronikës, Nikoleta Kovacci e cila duke konsideruar si ?vrasje? shkruan se Shkodra ka humb një margaritar, media një mendje të lirë e të afërmit e miqtë një grua të pazakontë, e gjitha mirësi!
Kur humbet një mike fjale….
-Anilë ç`a asht ajo vrasje? Ç`a ka ndodh? A dihen rrethanat? Pse po i ndodh Shkodrës kjo gja? A mundena me pas foto nga vendi i ngjarjes sonte? Po ndonjë dëshmi?- ky ishte komunikimi i vazhdueshëm në rast ngjarjesh të randa që trondisnin Shkodrën e me ta krejt opinionin publik. Anila gjithmonë e në çdo orë e hapte telefonin, përgjigjej, jepte zgjidhje dhe një opinion krejt real për atë çka ndodhte, ç`a kishte ndodh ma herët dhe ç`a pritej të ndodhte në vazhdim!
Ashtu, me atë shëndetin gjithnjë kërcënues, Anila gjente zgjidhje! Mi niste materialet që të nesërmen gazeta jonë të ishte në lartësinë e asaj ç`a na kishim në mendje dhe zemër! Ashtu vazhduam, gjatë, prej shumë e shumë kohësh duke u rropat me thanë të vërtetat, ato të idhtat që rrallë thuheshin; rrallë guxoheshin të mendoheshin e jo ma të shkruheshin e të mbesnin në letër! Bashkë dinim t`i thurnim mirë faktet, t`i ruanim e t`i transmetonim. Edhe atëherë kur kishte pengesa, edhe atëherë kur autocensura dhe censura ishin ul kambëkryq në ?llojin? tonë, edhe atëherë kur në fakt duhej të fshihnim diçka për të nxjerrë diçka tjetër.
Anila kishte gjithnjë shpirtin e madh të mirëkuptimit si pak kush në bashkëpunime të tilla. Gëzohej si fëmijë kur të nesërmen në gazetën tonë Shkodra e saj kishte hapësirën e duhun, ndonëse shpesh konsiderohej periferi. Tirana ka akumulu frikë dhe një lloj droje tek njerëzit që katapultohen në sajë shërbimesh të ulëta ndaj eprorëve të çfarëdo llojë qofshin. Por, na bashkë, mundëm të mbesnim në sipërfaqe në sajë të latimit të rrallë të fjalës, besimit të verbër në njana-tjetrën, besimit sublim mbi atë që duhej të ishte e pranishme, ani pse e ndalueme.
Anila ishte e lodhun me vrasjet, me indtrigat që mbillnin krim e pabesi e shpesh më thoshte: ?Aman, se Shkodra nuk e meriton këtë çmenduri! Po unë sod due ma ba një reportazh për Kosmaçen. Ka investu një banor i zonës e ka ba një vneshtë të madhe! Pak ma përtej asht edhe një artizan i rrallë. A mundena të bajmë një histori??
E ashtu vazhdonim, duke iu sjell rrotull Shkodrës së saj që sot e humbi! E qetë, e mençur, e papërtueshme, dashamirëse, kurajoze e me një kujtesë brilante, Anila jetonte çdo sekond me median, me faktin, me lajmin, me reportazhin, me fjalën! Ishte si të thuash një shkamb në Shkodrën e trazueme, që asnjëherë s`ndejti duarkryq, asnjëherë nuk heshti, e asnjëherë nuk u ankua për gjithë prapësinat e randa që i ndodhnin medias kudo nëpër këtë vendin tonë të marrun peng nga mungesa e të vërtetës.
…Sot Shkodra ka humb një margaritar, media një mendje të lirë e të afërmit e miqtë një grua të pazakontë, e gjitha mirësi! Para një jave pata komunikimin e fundit me të; mu ankue! Jo për veten, as gjërat e veta, por për kohën e vendin! Më tregoi se ?gjërat në komunitetin tonë gjithnjë po bahen ma të paqarta! Shkodra është në kaos dhe se gjithë politika aty luan teatrin e turpit të vet?! Anila e donte Shkodrën si jetën! Çudi pse nuk e deshën edhe pak ma shumë te dyja! Te dyja ia patën me hile, te dyja nuk e anashkaluan peshën e fjalës së saj!
Anila e la gjurmën, emnin, mirësinë dhe dashurinë, te kushdo që e njohu, por edhe tek Shkodra dhe jeta..!
Lamtumirë mike dhe bashkëudhëtare fjale….
Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare kryetari i Shoqatës Pat...
Covid-19 i ka marrë jetën gazetares së njohur nga Shkodra, A...
Kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech u kërkua...
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në vlerat minim...
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka bërë me dije këtë...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Kryetari i B...
45 ditë më parë dola njeri pozitiv. Një natë temperatura arr...
Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj ka folur për situatën e Cov...
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh ...
Ministrja e Arsimit Evis Kushi e ftuar në emisionin “FrontLi...
Ministrja e Infrasrtukturës Belinda Balluku ka bërë me dije ...
Për ditën e nesërme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Studiuesit e universitetit të Oksfordit kanë ndërprerë prova...
Interneti, ndër të tjera, është burim i madh informacioni pë...
Vendi ynë do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm dhe me resh...
Shefja e Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publ...
Në një intervistë për Bloomberg, Charles Kenny, bashkëpunëto...
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetës...
Përdorimi i internetit ka shënuar rritje vitin e fundit, sid...
Shqipëria renditet në vendin që kishte më pak mjekë për 10 m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...