LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapriçot e motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

7 Prill 2021, 17:14, Sociale CNA
Kapriçot e motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Për ditën e nesërme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira këto më të theksuara përgjatë relieveve malore, ku do të pasohen nga reshje bore me intensitet të ulët deri në orët e mesditës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat minimale dhe rritje në vlerat e mesditës.

Era do të fryjë nga kuadrati i verit me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton intensitet deri ne 18-20m/sek, më e theksuar përgjatë zonave bregdetare duke u pasuar nga nje valezim i forces 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore -2°C deri në 8°C

zonat e ulëta 5°C deri në 15°C

zonat bregdetare 6°C deri në 16°C./ CNA.al

Lajmet e fundit nga