web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Me dosje në Prokurori"/ Elisabeta Imeraj “dhëmbë për dhëmbë” me Bashën

9 Prill 2021, 11:31, Kronika CNA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, dy herë brenda pak  ditësh ka lëshuar akuza të forta ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Sulmi i parë ndaj Imerajt erdhi nga Basha një ditë pasi ajo kaloi Vettingun.

Kreu i PD, gjatë një interviste me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin ?Përballë?, e quajti Imeraj, ikonë të krimit.

?Jam i angazhuar për zbatimin e plotë të reformës në drejtësi, për Vetingun qe ka marrë goditje të rënda javët e fundit.

Problemi ynë nuk janë gjyqtarët dhe prokurorët që largohen se nuk plotësojnë kriteret, por ata të korruptuarit që mbeten në sistem për shkak të presionit që i bëhet komisionerëve të Vetingut siç është misioni ndërkombëtar i monitorimit në rastin e kryeprokurores së Tiranës që është një ikonë e korrupsionit dhe krimit?, është shprehur Basha.

Dhe sërish një natë më parë, gjatë një interviste me gazetarin Sokol Balla, kreu i PD, ka shenjëstruar kryeprokuroren Imeraj.

?Kur e denoncova këtë, kërcitën telefonatat. Kryeprokurorja e Tiranës është ikonë e korrupsionit dhe krimit?, përsëriti Basha mbrëmë në ?Real Story?.

Pas kësaj deklarate ka ardhur live, reagimi i ashpër i drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Imeraj i është kundërpërgjigjur Bashës, duke i kujtuar dosjet që ai ka në Prokurorinë e Tiranës.
?Presion që i bëhet një prokurore që ka 17 vjet në detyrë, që ka hetuar Saimir Tahirin e Shullazin. Deklarata e Bashës është sulm personal për shkak të dosjeve që ka në Prokurorinë e Tiranës, dhe për këto akuza do të përballet në Gjykatë?, kundërpërgjigjej Imeraj.
Më tej, ajo shkruante se, “Lulzim Basha është një ish- i hetuar për akuzën e pastrimit të parave dhe ?ikonë e shpëtimit nga drejtësia me procedurë?.

?Nuk bie pre e asnjë presioni politik, ekonomik apo kriminal, as e ikonës së shpëtimit nga Drejtësia me procedurë. Presioni karshi një prokurori është vepër penale, dhe unë s?kam rënë pre e presionit në asnjë rast nga asnjë lloj krimineli.

Jam prokuror i Republikës së Shqipërisë, dhe do bëj detyrën time, në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit, pavarësisht nga sulmet e botës së politikës, së krimit, apo të njerëzve të futur për arsye të ndryshme.

Shpifja për shkak detyre, fyerja publike, dhe kanosja për shkak detyre janë vepra penale, për të cilat do përgjigjeni sipas ligjit.  Reagimi kaq personal është mungese fisnikërie, është reagim i bërë nga një ish- i pandehur i hetuar, për pastrim parash, ikonë dhe simbol i shpëtimit nga drejtësia me procedure?.  Ky ka qenë reagimi ?flakë për flakë? i Imerajt kundrejt Lulzim Bashës./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga