web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“S’hyj në lista unë”/ Si gënjente Gjekmarkaj para disa muajsh, i pështirosur nga Basha

5 Prill 2021, 07:11, Politikë CNA

Agron Gjekmarkaj, është pjesë e listave të Lulzim Bashës, si kandidat për deputet në Lezhë.

Disa muaj më parë, kur Gjekmarkaj shfaqej si analist nëpër studio televizive, duke sulmuar Qeverinë, pati zëra se ai kishte ndryshuar qasje ndaj Lulzim Bashës, për shkak të kandidimit si deputet.

Ai i kishte heshtur kritikat Bashës, kishte kapërdirë çdo akuzë, fyerje dhe ironi, pra kishte ndryshuar sa hap e mbyll sytë në 360 gradë.

Por, duke u hequr si parimor, Gjekmarkaj mohonte zërat se do të kandidonte për deputet dhe këmbëngulte se kjo gjë nuk do të ndodhte.

Në tetor të vitit 2020, ndërsa ishte i ftuar në emisionin ?Open?, Gjekmarkaj, pati një debat me Kreshnik Spahiun, ish-kreun e Aleancës Kuq e Zi.

Kujtojmë se Gjekmarkaj e akuzonte Spahiun, se po i shërbente Qeverisë, ndërsa ky i fundit, i kundërpërgjigjej se Gjekmarkaj po mbante qëndrimet që po mbante, pasi do bëhej pjesë e listave.

Gjekmarkaj e hodhi poshtë deklaratën e Spahiut, duke thënë se nuk aspironte një gjë të tillë.

Ndërkaq dukej se emri i tij veçse ishte futur në lista, gjë që u konfimua nga Komisioni i famshëm i Vlerësimit të Figurave të PD-së.

Kreshnik Spahiu: Nuk ka gjë më banale se çtë ka pështirosur Lul Basha ty, të ka thënë se do të fusë në list,a o Agron.

Agron Gjekmarkaj: S?hyj në lista unë. Ja ku ta deklaroj këtu se s?do jem në lista unë. Rri i qetë. S?kam asnjë ambicie listash o zotëri.

Këto kanë qenë replikat që tregojnë fyyrëb e vërtëte të Gjekmarkajt.

E mohoi, dhe sot del pa pikë turpi, duke kërkuar votën e qytetarëve të Lezhës, të cilët mund të gënjejë ashtu siç ka bërë në emision, ku ka mohuar se do të kandidojë për deputet.

Kjo vërteton se Gjekmarkajt nuk i dhimbset PD e shkatërruar nga Lulzim Basha, nuk i bëhej vonë për humbjet e njëpasnjëshme, pasi qëllim kishte të ibëhej deputet.

Sipas fabulës ?Dhelpra dhe rrushtë? të shkruar nga Ferit Lamaj,  ?dheplra kur se kap rrushin, thotë se nuk ishte për të?.   Edhe  për Gjekmarkaj më herët PD, s ?ishte për të, sot që ka kapur ?rrushin e Bashës?, PD ka ndryshuar dhe kreu i saj është fituesi më i madh në këtë vend./CNA.al





Lajmet e fundit nga