web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjoba 118 milionë euro/ Arian Çani: Rama ka dërguar skifterat për të negociuar

5 Prill 2021, 19:48, Aktualitet CNA

Analisti Arjan Çani ka kometuar gjobën prej 110 milionë euro që Shqipëria duhet të paguajë në arbitrazh ndaj Frachesko Becchetti, ku theksoi se Kryeministri Edi Rama mund të ketë bërë një pazar me të për të ndarë këtë shumë marramendëse.

Në një intervistë për ?Të Paekspozuarit?,  Çani tha se për faktin se qeveria i ka neglizuar gjërat edhe pse dihej që Beccheti do të fitonte tregon se është një aferë financiare.

?Janë 118 milionë euro, janë shumë para për një shqiptar të thjeshtë, por edhe për një francez apo amerikan të thjeshtë kur e dëgjon këtë shifër ja fut gjumit se thotë nuk e kuptoj. Në këto raste ka mënyra të ndryshme. Një nga mënyrat është që dërgohen skifterat  negociohen dhe i thonë i do paratë menjëherë apo i do t’i marrësh pak nga pak në kaq vite tjetri bën llogarinë.

Kjo aferë është mor burr, kjo aferë financiare është. Fakti që këta e kanë lënë gjërat dhe pse dihej që do të fitonte ai tregon që ka një pazar në mes vetëm të jesh naivë dhe budalla të mos e kuptosh?, tha Çani./CNA.al





Lajmet e fundit nga