web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Ndaj Partizanit nuk ishte ndeshje luksi, fitohej me 1-0", Adili: Maqedonia? Unë po shihja Shqipërinë se e kam ëndërr

3 Prill 2021, 19:05, Sport CNA

Mevlan Adili ka udhëhequr përsëri Vllazninë drejt nj tjetër ndeshje me rrjetën e paprekur, por futbollisti i cili mbante shiritin e kapitenit te kuqeblutë sot, ka theksuar se kënaqësia ishte përgjysmë pasi një ndeshje si e sotmja duhej fituar me ato pak raste që krijoi skuadra e tij, siç e shpjegoi pas ndeshjes për ?SuperSport?.

?Fusha nuk ishte në nivelin e vet, pastaj dihet kush është Partizani, detaje të vogla e vendosin një ndeshjet të tillë. Mund të bënim më mirë, por edhe më keq. Ne kishim raste, por edhe Partizani të vetat. Këto nuk janë ndeshje luksi që ke 5-6 raste të pastra, kur të vjen një rast duhet ta shfrytëzosh e fitosh 1-0.

Më gëzon fakti që mbrojtja ka bërë mirë dhe stërvitemi në mbrojtje e në sulm. Mbrojtja fillon që në sulm, e thashë para ndeshjes që mungesat janë të evitueshme se kushdo që ka luajtur ka bërë më të mirën. Janë 16 pa pësuar ndeshje dhe shpresoj që ashtu të vazhdojë deri në fund.

Të them të drejtën kam shumë miq të Maqedonia, por nuk është se kisha ndonjë interes, unë po shihja kombëtaren e Shqipërisë dhe mendoj se mund të bënte dhe më shumë por arriti të merrte pikët e veta. Maqedonia mendoj se ka bërë një moment historik dhe shpresoj që t?ia dalë përsëri, por ëndrra ime është që një ditë të luaj për kombëtaren?, tha Adili.





Lajmet e fundit nga