Protestuesit te selia e PD/ Reagon Berisha: Janë mjerim i politikës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur ditë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur ditë...
Është ende proverbial paralajmërimi i Sali Berishës 20 vjet më parë: ?Do t?jua ngrij buzëqeshjen në buzë!?. Socialistët e Ilir Metës dhe Fatos Nanos rikonfirmuan atëherë mandatin e dytë në zgjedhjet e trazuara të 2001-shit, por kishin përballë një opozitë që ju premtonte sërish trazim lufte.
Premtimi parapolitik i Berishës së atëhershëm është vetëm një episod i keqkuptimit dramatik me politikën, që ndoshta ka filluar me karizmën e errët të Saliut, por nuk ka mbaruar me të. Kështu ka vijuar me buzëqeshje të ngrira dhe thika në dhëmbë vit mbas viti e mandat mbas mandati, karuseli i urrejtjes reciproke mes pushtetit dhe opozitave në Shqipëri. Kush ishte pakicë urrente shumicën dhe kush bëhej shumicë, harronte kohën e rëndë të të qenurit pakicë.
Edhe socialistët në opozitë nuk do të pranonin të thoshin një fjalë të mirë për kundërshtarët e tyre edhe nëse ata do të shpiknin rrotën. Ata ndjenin gëzim të lig rast pas rasti për çdo defekt qeverisjeje, të bindur se çdo dështim i kundërshtarëve, shkurtonte udhën e tyre drejt pushtetit.
Përmbytja apo zjarri, cannabis-i apo ndërtimet pa leje, koncesionet apo lejet e ndërtimit, tërmeti apo pandemia, pa pikën e rëndësisë se çfarë ndodh dhe pse ndodh, për të majtë e të djathtë janë vetëm mundësi për të sulmuar qeverisjen e radhës brenda të njëjtës kornizë keqkuptimi të roleve dhe raportit që kanë në demokraci pozita dhe opozita. Pakkush shënjon se ditën e zgjedhjeve, përtej daulleve të fituesit, në fakt është zgjedhur edhe një institucion i një rëndësie të dorës së parë për sistemin.
Pakkush kupton se opozita është një nga shtyllat e demokracisë që mban në këmbë sistemin me kombinimin e parimit të balancës dhe kontrollit. Në të kundërt, tradita në Shqipëri sugjeron se opozitë e fortë është ajo që ulërin, që bojkoton, bllokon, destabilizon, tremb dhe që di të konfrontohet si në betejë me armë. Kaq i fortë është ky lloj perceptimi sa shfaqjet më shumë se të rralla që japin shembull të kundërt, numërohen në rendin e tradhëtive. Shpatullat e Berishës që i rrahu Edi Rama mbas tragjedisë së Gërdecit, ende sot ndër socialistë e demokratë shënjojnë gabimin e kryeministrit të sotëm.
Dy-tre lëvizje paqeje të Bashës për qetësi pas tërmetit dhe mature në fillim të pandemisë, me siguri do t?i llogariten nesër si arsyet se pse ai do të humbasë zgjedhjet dhe jo si pamjaftueshmëri e pavendosmëri për të bërë që në të djeshme, një opozitë fituese në zgjedhjet e ardhshme.
Ndryshe nga sa pritej, Basha edhe më shumë se vetë radikali Berisha, radikalizoi në ekstrem markën e tij të opozitarizmit, dogji mandatet, bojkotoi zgjedhjet lokale dhe e shndërroi partinë në një shoqatë vullnetare me seli gjigante, kurse skifterët veteranë i mbylli në kafaz Facebook-u. Duke dezertuar nga detyra e këtij mandati, e gjithë opozita i ka bërë shërbimin më të çmuar mandatit të tretë të Edi Ramës dhe dëmin më të madh të mundshëm shoqërisë shqiptare, sistemit dhe vetvetes.
Opozitat në Shqipëri janë reflektive. Sillen me refleks kundërshtie dhe jo me logjikë mendimi. Ato vetëm mohojnë, por nuk pohojnë kurrë. Ndeshen me urrejtje dhe refuzojnë dashurinë. Ato e konsiderojnë të qenit në opozitë si natë polare ku nuk del dielli dhe shohin vetëm njolla të zeza edhe me diell para syve. Për to buxheti nuk është plan i shpenzimit të parave publike, por thesi që grabitet deri në fund nga qeveria, koncesioni nuk është një marrëveshje ekonomike që mund të jetë edhe e gabuar, por vetëm një instrument për të grabitur çdo qindarkë apo dhe vaksina nuk është një shpresë për të luftuar pandeminë, por një makth që e sjell qeveria për të torturuar qytetarët.
Me të gjitha gjasat, opozitarët e djeshëm të majtë e përfytyronin Berishën sesi shkonte në mëngjez në kryeministri duke llogaritur sesa kuintal euro do të çonte në darkë në shtëpi, kurse të djathtët e sotëm me të njëjtën cak fantazie, përfytyrojnë Ramën sesi gropos në Surrel kuintalë me euro çdo mëngjez në të gdhirë. Çdo ministër një hajdut, çdo firmë një vjedhje, çdo militant një i lumtur, çdo bandit, një kravatë politike mbas, kjo është bindja që krijon shumica dërmuese e opozitarëve, qoftë kur zgjohet në Bathore, qoftë kur ngryset në njësinë pesë, në qarkun e Tiranës apo edhe kur i rri ngjitur si mbathje virgjëreshe derës së kryetarit të partisë.
Zgjedhjet e 25 prillit kanë vetëm një shans të qartë që nuk duhet humbur. Rikthimi në normalitet i sistemit dhe zgjedhja e opozitës morale të vendit. Një opozitë që duhet të dijë detyrat dhe vendin e saj, që të ketë minimumin e inteligjencës për të kuptuar se dhuna dhe bojkoti janë mjete që dëmtojnë gjithkënd. Pastaj, nëse kryeministër nuk është as kësaj rradhe Lulzim Basha, kjo nuk është meritë e Edi Ramës. Tapia e tretë e Ramës në kryeministri është akti formal që e firmosi vetë njeriut që fati i dha gjithçka, por që dështoi të rithemelonte opozitarizmin normal. Që të fitonte për herë të parë, Bashës i mjaftonte vetëm të mbante të pandryshuar buzëqeshjen e hershme të njeriut një milion dollarësh kur hyri për herë të parë në pushtet./CNA.al
Nga: Jak SimoniSeria e fatkeqësive që po dëgjojmë e shikojmë...
Nga Fatos LubonjaPërpara se të shkruaja këtë analizë parazgj...
Nga haberet tona mësojmë se Kryeministri Rama ka urdhëruar v...
Nga Ilir Levonja Robert Ndrenika është ikonë e teatrit dhe e...
Nga Andi BushatiEdi Rama ka përdorur një hile meskine për të...
320 milionë dollarë ua rropën Shteteve të Bashkuara të Ameri...
Ishte ditë me shi dhe vetëtima. Një grua e vuajtur, e thjesh...
Nga Kastriot FrashëriMe ne fund dhe Luli ynë ia bëri fora m...
Kur politika shprehet me metafora atëhere dalin në pah konce...
Nga Adriatik DoçiNë prag të zgjedhjeve të 25 prillit, provës...
Nga Erion Dasho, ekspert i Shëndetit PublikNë fundjavë e pat...
Gëzuar 22 Marsin! Te dashur miq, sot shqiptaret ne Shqiperi ...
Nga Bejdo MaloLuçiano Boço sot duhet të ishte i arrestuar...
Kryeministrit Rama i është bërë fiksim puna e dembelizmit të...
Qysh se mbaroi beteja e Ilir Metës, president, me Policinë, ...
Nga: Ilir Levonja Çfarë në fakt është versioni presidenti i ...
Nga Flutura AçkaTë dashur Miq,Ju falenderoj të gjithëve, të ...
Shfaqja primitive e Ilir Metës, që fatkeqësisht ne Shqiptarë...
Nga Kreshnik SpahiuNdonëse Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, J...
Nuk është Dash Shehi rrënimi i shqiptarëve o fyell. Këtej zi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...