Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Adriatik Doçi
Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, provës së tij të dytë për të risjell në pushtet Partinë Demokratike, Lulzim Basha ka botuar një libër me titull ?Misioni im?. Përmes librit, Basha rrëfen në vetën e parë ngjarjet që kanë shënuar karrierën e tij politike. Basha përshkruan shprehjen e pakënaqësive dhe ?heroizmat? e para të tij kundër regjimit komunist që kur ishte 15 vjeç, duke pretenduar madje se nisi ndiqej nga ish-Sigurimi i Shtetit, për shkak të ?luftës? së tij kundër regjimit.
?Në të vërtetë, po të bëj një kthim të shkurtër të fillim të viteve ?90, më kujtohet që mjedisi në të cilin gjallonte Shqipëria në atë kohë ? kur isha jo më shumë se 15-16 vjeç ? mbartte një atmosferë ngjarjesh për të cilat nuk mund të mos shpreheshe, ndaj të cilave nuk mund të qëndroje indiferent. Ditën pas rënies së Murit të Berlinit, mbaj mend që në orën e mësimit mësuesja kujdestare na pyeti se çfarë mendonim për ato ngjarje. Nxënësit nuk po flisnin ndaj dhe unë, së bashku me një shok, morëm fjalën. Sot nuk më kujtohet saktësisht se çfarë thash, por sigurisht ishte diçka kundër regjimit komunist dhe Partisë së Punës. Unë isha rritur në atë frymë në familjen time, e cila nuk e pranoi atë regjim asnjë ditë. Mbaj mend që një shok tjetër më tha ?hej?kujdes se erdhi Aro?. Arot ishin tipat e makinave famëkeqe të regjistrimit që shoqëronin çdokënd që fliste kundër tij. Bëhej fjalë për Sigurimin. ?Vajtja jonë si nxënës gjimnazi në mitingjet në Qytetin Studenti është ndoshta kujtimi im më i pashlyer i asaj kohe. Ndjeja se diçka e bukur po vinte për shqiptarët??.
Në librin me titull ?Misioni Im?, Lulzim Basha, rrëfen ndër të tjera kontaktin e parë me Partinë Demokratike, afrimin me Sali Berishën dhe lobimin për të takuar shoqen e tij të klasës, Aurelën, me Sali Berishën. Basha thotë se që nga ai takim, ai dhe Aurela, e cila më vonë do të bëhej bashkëshortja e tij, krijuan një lidhje shpirtërore me PD-në.
?Në ndërtesën e parë të PD-së në rrugën Fortuzi kam shkalur për një arsye të çuditshme, por edhe të thjeshtë për kohën. Sapo kishte dalë numri i parë i gazetës ?Rilindja Demokratike?, gazeta e parë opozitare. I gjithë qyteti i kërkonte. Gazeta e parë ishte prodhuar në dhjetëra mijëra kopje dhe ishte përpirë që në minutat e para në treg. Njerëzit ishin të uritur për fjalën e lirë. Shkova në zyrat e PD-së për të kërkuar një numër të saj dhe me vështirësi arrita të siguroj dy copë, nga të cilat njëra kopje nuk e kishte fletën e mesit. Një kopje të numrit të parë të kësaj gazeta e ruan sot e kësaj dite babai im, Xhelali, pa ditur asokohe se i biri do të behje një ditë kryetar i Partisë Demokratike?
Në ato fillim, në godinën e PD-së, të cilën unë e vizitoja shpesh, hynin dhe dilnin shumë njerëz. Më vonë ajo u zhvendos në selinë tjetër në Rrugën e Kavajës. Më kujtohet se si një herë ia plotësova Aurelës, shoqes time të klasës, dëshirën e madhe që kishte për të takuar personalisht Sali Berishën. Si aktivist i partisë dhe veprimtar i shoqërisë civile, unë kisha kontakte të herëpashershme me liderin e opozitës. Një ditë arrita të ?loboj? që Aurela të takonte doktorin për disa minuta në zyrën e tij. Që të dy ne, atëherë vetëm shokë gjimnazi, krijuan kështu një lidhje shpirtërore me Partinë Demokratike??.
Lulzim Basha rrëfen edhe tre momentet më domethënëse dhe të vështira gjatë drejtimit të Partisë Demokratike. Dhe këto momente nuk janë humbja e të gjitha zgjedhjeve që kur mori drejtimin e PD-së.
?I pari shënjohet nga akti i parë që bëri qeveria kundërshtare: pezullimi i Ligjit të Shërbimit Civil, çka hidhte në erë ligjin e miratuar me 84 vota në seancën e fundit të parlamentit të 2013-ës, si një kusht i BE-së për avancimin e mëtejshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë. Kjo më shokoi. E përjetova si një përgjegjësi personale që mijëra njerëz, punonjës të administratës publike, do të vuanin ?persekutimin? nê kundërshtim flagrant të ligjit të aprovuar me konsensus, por të ndryshuar pabesisht. Ata po pushoheshin nga puna, atyre do t?u ndryshonte rrjedha e jetës familjare, do t?iu shkonte dëm investimi profesional që kishin bërë për realizimin e tyre në administratë dhe do të zëvendësoheshin nga militantë partiakë.
Atë natë e përjetova sikur të isha edhe unë njëra nga ato familje shqiptare që do ta pësonte atë fat. Kur disa prej të pushuarve nga puna u futën në grevë urie në krah të Kryeministrisë, situata u bë edhe më kritike. Këta njerëz ishin çuar në pikën që të sakrifikonin deri dhe jetën e tyre dhe mua më priste një opozitë e vështirë! Pas kësaj, kryeministri tha me cinizëm në parlament shprehjen e tij famëkeqe: ?S?keni parë gjë akoma!?. Vërtet çdo gjë shkoi nga keq, në mos më keq, dhe ky akt i pabesë do të përbënte vetëm atentatin e parë ndaj demokracisë sonë dhe ligjësive të saj, ndaj besimit të partnerëve ndër kombëtarë.
Simboli i dytë i kësaj opozite të vështirë është skema e paprecedentë e goditjes së një deputeti demokrat nga një deputet socialist me rekorde kriminale, brenda në parlamentin e Shqipërisë. Sekuencat e xhirua ra nga kamerat nxjerrin hapur revanshin e kriminelëve të Edi Ramës të veshur me pushtet dhe imunitet parlamentar. Shkurt, kundërshtari më kishte përcaktuar rrugën. Qëndresë, mbrojtje nga arbitrariteti i pushtetit, por dhe rezistencë ndaj krimit.
Në atë moment kuptova se Partia Demokratike dhe unë, nuk kishim të bënim me një qeveri normale, e cila njeh kundërshtarin dhe e respekton atë, por me një qeveri dhe grup parlamentar që arsyen e kishte zëvendësuar me muskujt e bandave, dinjitetin e një deputeti me njerëzit e rrugës dhe rregullat e politikës me rregullat e krimit.
Momenti i tretë ishte beteja për dekriminalizimit e gjithë politikës shqiptare. Kjo ishte dhe beteja ime e parë: lufta kundër kriminalizimit dhe ligji për dekriminalizimin, i cili vazhdon të nxjerrë përditë në pah aleancën e shumëfishtë dhe integrale të Edi Ramës me botën e errët të krimit në Shqipëri. E vërteta është se këtë aleancë ai e kishte filluar që kur ishte në opozitë me bindjen se ?..do t?i kundërvihemi kriminelëve të pushtetit me kriminelët e rrugës?. Ligji i dekriminalizimit, i cili u aprovua me këmbënguljen e Partisë Demokratike dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, sigurisht që ka dhënë efektet e tij pozitive, por fatkeqësisht fenomeni ende nuk është ndalur. Njerëzit me rekorde kriminale vazhdojnë të jenë në pushtet. Dhe kur nuk janë vetë personalisht, sponsorizojnë njerëz të tyre?.
Nga Erion Dasho, ekspert i Shëndetit PublikNë fundjavë e pat...
Gëzuar 22 Marsin! Te dashur miq, sot shqiptaret ne Shqiperi ...
Nga Bejdo MaloLuçiano Boço sot duhet të ishte i arrestuar...
Kryeministrit Rama i është bërë fiksim puna e dembelizmit të...
Qysh se mbaroi beteja e Ilir Metës, president, me Policinë, ...
Nga: Ilir Levonja Çfarë në fakt është versioni presidenti i ...
Nga Flutura AçkaTë dashur Miq,Ju falenderoj të gjithëve, të ...
Shfaqja primitive e Ilir Metës, që fatkeqësisht ne Shqiptarë...
Nga Kreshnik SpahiuNdonëse Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, J...
Nuk është Dash Shehi rrënimi i shqiptarëve o fyell. Këtej zi...
Nga Jak SimoniShqiptarët tashmë kanë para syve në çdo media ...
Nga Ylli DylberiShënim: këto që do të lexoni më poshtë janë ...
Nga Andi BushatiLulzim Basha e humbi edhe njëherë mundësinë ...
Shqipëria është në prag të suksesit të saj historik, të prit...
Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo soc...
Në fushatën e 2013-ës gjithë makineria elektorale e Edi Ramë...
Nga Denis DyrnjajaPD e kishte Gilman Bakallin por iu duk i t...
Nga Kreshnik SpahiuLulzim Basha ka mbyllur telefonin dhe nuk...
*** E kishim para një jave në Top Channel dhe dha një super ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...