Connect with Us

Ilir Meta hajduti më i madh i votave/ I dhunshëm dhe gjakatar

Politikë

Ilir Meta hajduti më i madh i votave/ I dhunshëm dhe gjakatar

Publikuar

-

Sot presidenti Ilir Meta për të disatën herë shprehu shqetësimin e tij për zgjedhjet, për shitblerjen e votës, për manipulimin e tyre. Duket se Meta ka një skenar, një skenar nga ata që ai vetë i ka përgatitur dje dhe i ka zbatuar. Sot ndoshta është ndryshe, dyshon se mund ta bëjë pala tjetër, atje ku dikur ka qenë kryeministër, pra socialistët e Edi Ramës.

Presidenti është në të drejtën e tij të shqetësohet dhe të ngrejë alarmin, por kur vetë kandidon në zgjedhje me një parti që drejtohet nga gruaja e tij, gjithçka duket mjaft e dyshimtë, pa folur më tej për faktin se Ilir Meta është njeriu më i zi në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri.

E në rast se ka një emër që ka masakruar qytetarët, që ka blerëvotat, ka mbushur kutitë, ka falsifikuar rezultatin dhe është sjellje si një kapo mafje, ai është Ilir Meta. Të gjitha këto janë artikuluar fortë nga ish kreu demokrat në vitet e opozitës 2005-2007, zoti Sali Berisha. Pati disa procese zgjedhore në atë kohë, por më kriminalet ishin ato të vitit 2000-2001.

Në 2001, për ata që nuk e mbajnë mend, Ilir Meta ishte kryeministër, pati zgjedhje në 24 qershor. Një ndryshim dhe manipulim total i rezultatit. Demokratët shpresonin të fitonin, por Ilir Meta me skenarët e tij, me kërbaçin, me dhunë, tortura, blerje votash, falsifikime mundi të siguronte 73 mandate.

Aq flagrant ishte vjedhja e votës, aq të manipuluara ishin ato zgjedhje, sa një vit më pas, u detyruan socialistët të dorëzonin në tavolinë postin e Presidentit të Republikës, për të cilin demokratët ofruan emrin e Alfred Moisiut, pra një emër konsensual.

Në zgjedhjet e vitit 2001, Ilir Meta ishte kryeministri i vendit. Vodhi vota, futi njerëz në burgje, mund të kujtojmë këtu me dhjetra raste, që nga Lushnja në Korçë, Lezhë, Shkodër, Elbasan apo deri në Mat, ku kutitë e votimit u gjetën në zyrën e kandidatit socialist.

Në Devoll, ku pas raundi të tretë, vidhej një tjetër fitore në Korçë, ku pas raundit  të pestë në Lushnje u gjend formula e manipulimit për të votuar partitë aleate dhe për të krijuar të famshmin “Dushk”.

E për të shkuar më tej, tek procesverbalet e falsifikuara, pra tjetër rezultat kishin qendrat e votimit dhe tjetër dorëzoheshin në KZAZ. Kutitë me vota që mbusheshin plotë gjatë transportit, dhjetra njerëz të rrahur dhe të torturuar, zona elektorale ku kandidatët shpalleshin fitues dhe uronin njëri-tjetrin, por më pas manipuloheshin.

LEXO EDHE:  "Sot kemi zgjedhje"/ Rrjeti tallet keq me Ilir Metën

Ishte kërcënuar çdo militant, çdo demokrat, shumë prej tyre qenë dhunuar, por kërcënimet dhe terrori shkojnë në KQZ dhe më pas përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese, ku demokratëve u hiqeshin mandate, ripërsëriteshin votat me falsifikime, blerje votash, terror dhe dhunë.

Ato kanë qenë zgjedhjet thuajse më kriminale të ndodhura në historinë e Shqipërisë, të faktuara. Sali Berisha, në atë kohë kryetar i PD, përgatiti një dosje të madhe e cila iu çua pastaj institucioneve ndërkombëtare. Vetë ai shkonte në Bruksel, në kancelaritë e tjera të Europës, duke çuar dosjen e krimeve elektorale të Ilir Metës, ku spikaste dhuna ndaj njerëzve, por edhe tanku, i nxjerr në Qytet Studenti ditën e votimeve.

Këto janë pak nga ato raste, që CNA.al do të sjell në ditët në vijim, duke zbardhur dosjen e plotë të denoncimeve të opozitës në vitin 2001.

-Si e akuzonte Sali Berisha Ilir Metën si kapo mafie, kriminel vrasës dhe bandit?

-Si u manipuluan zgjedhjet e atij viti?

-Cilat ishin zonat më të nxehta, ku pati edhe viktima?

-Cilat ishin qytetet ku përplasjet ishin më të forta, ku u manipuluan rezultatet?

-Çfarë bëri Ilir Meta në ato zgjedhje për të mbajtur karrigen e tij kryeministrore dhe më pas për ta dorëzuar pas katarsasit të famshëm të Fatos Nanos, të dorëzimit të postit të presidentit nga socialistët vetëm një vit më vonë për shkak të faktimit dhe vërtetimit me dokumente të qarta se Ilir Meta kishte përdorur policinë, dhunën, terrorin dhe blerjen e votave për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve.

Këto dhe shumë të tjera, CNA.al do t’i sjellë ditë pas dite,pikërisht  sipas datave dhe denoncimeve të bëra nga PD në atë kohë, e cila sot turpësisht është në krah të Ilir Metës, njeriut që i vodhi votat, i masakroj militantët, i humbi pushtetin por edhe i vuri shkelmin në fyt me terrorin e tij, a thua se ishte një diktator dhe jo një kryeministër në një vend demokratik.

Iliri i famshëm i grabitjes së floririt dhe skandalet e tij, sipas denoncimeve të bëra nga PD në vitin 2001, do të vijnë në CNA.al ditë pas dite për të treguar fytyrën e vërtetë të Ilir Metës, jo atë që mban sot me maskë, por atë me një maskë të grisur për të parë se kush është surrati i presidentit tonë, njeriut më të korruptuar, më të dhunshëm dhe më skandaloz në historinë e Shqipërisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zërat kundër Bashës në PD/ Elezi: Kush ka folur është përjashtuar

Publikuar

-

Nga

“Basha ka bërë PD-në të pabesueshme”/ Ibsen Elezi: Ja kush është problem unë, më i madh se Rama

Ibsen Elezi, ish-kryetar i PD-së së Kukësit ka komentuar mbi zërat kundër krydemokratit Lulzim Basha në Partinë Demokratike. Ai tha se shumë anëtarë nuk reagojnë kundër tij, pasi të gjithë zërat që kanë tentuar të flasin kanë pasur të njëjtin fund, janë përjashtuar ose janë larguar.

Ai shprehet se është njerëzore të gabosh, por sipas tij , të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për gabimet që bëjnë.

“Të gjithë zërat që kanë tentuar të flasin kanë pasur të njëjtin fund, janë përjashtuar ose janë larguar. Kjo është arsyeja. Ky mekanizëm i ndërtuar me kujdes apo rastësisht kanë çuar në vrasjen e kurajos.

LEXO EDHE:  Mbi 1 mijë qytetarë rezultojnë pozitiv/ Shkon në 1696 numri total i viktimave

LEXO EDHE:  Dënohet për shpifje ndaj Ramës/ Reagon zyra e ish Kryeministrit Berisha

Në momentin që vret kurajën është e vështirë që njerëzit të besojnë që do ketë sukses nëse del kundër rrymës. Dikush më shumë, dikush më pak, përgjegjës jemi të gjithë. Nuk është turp të korrigjosh diçka, është njerëzore të gabosh. Duke e ditur që demokracia është opinion edhe në rrjetet sociale po deformohet demokracia. Në PD është vrarë konkurrenca, konkurrenca është ajo që prodhon ide”, u shpreh Elezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në PD/ Elezi: Të bëhet garë e barabartë

Publikuar

-

Nga

“Ka një dakordësi në heshtje”/ Elezi zbulon çfarë fshihet pas sulmeve të Republikasve ndaj Topallit

Ish kryetari i PD-së së Kukësit Ibsen Elezi është shprehur se një nga gabimet më të mëdha që Partia Demokratike ka bërë në zgjedhjet parlamentare është që nuk kërkoi votat e emigrantëve. Elezi shton se nëse do të kishin votuar edhe emigrantët opozita do ti kishte fituar zgjedhjet.

Ai në një intervistë për McnTv, thekson se  zgjedhjet brenda PD për të vendosur lidershipin e ri duhet  të jenë të barabarta dhe sipas tij, nëse fiton Basha do ta pranojë këtë gjë.

“E djathta kërkon sisteme që kanë të bëjnë me konkurrencën ndërsa e majta del me teori dhe fshehin listat. Ajo që duhet të kërkonte me këmbëngulje opozita ishte vota e emigrantëve. Si nuk e kërkon votën e tyre dhe del e ankohesh?  Po të kishte qenë vota e emigrantëve që opozita sado e pafuqishme është do kishte fituar mbi qeverinë. Kjo është një qeveri skandalesh. Nuk i numëron dot skandalet e Ramës. Kemi kërkuar që Basha të largohet dhe të bëhet garë e barabartë. Nëse si fiton unë do ta pranoja këtë gjë”, u shpreh Elezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ndërtoi i vetëm listën e 140 kandidatëve”/ Elezi tregon dështimet e Bashës

Publikuar

-

Nga

“Ndërtoi i vetëm listën e 140 kandidatëve”/ Elezi tregon dështimet e Bashës

Ish kryetari i PD-së së Kukësit Ibsen Elezi ka komentuar mbi dështimet e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.  Elezi shton se ai dhe kreu i PD Lulzim Basha do të jenë në garë për të qenë në krye të kësaj partie jo vetëm për idetë por edhe për personalitetin.

Ai në një intervistë për McnTv thekson se Basha nuk mund të fitojë pasi sipas tij, ai ka humbur besueshmërinë e anëtarëve dhe elektoratit. Ish-kryetari është shprehur se krydemokrati i hartoi i vetëm listën e kandidatëve për deputet.

“Si mund të fitojë Lulizm Basha. Nëse konkurrojmë të dy bashkë do konkurrojmë për idetë dhe personalitetin. Do të jemi në garë. Unë në momentin që ti je një njeri që ke një pabesueshme të madhe dhe nëse ke përballe një njeri që ka minimumin e besueshmërisë nuk ka mundësi të fitojë.

Ai u çua dhe tha kam ndërtuar një listë të vetme me 140 kandidatë dhe kërkoi falje. Bëri ca xhinglime por prapë dështoi. Njerëzit nuk besojnë tek fjala por tek veprimi. Lulzim Basha ka treguar mungesën e besueshmërisë tek anëtarësia e PD dhe tek elektorati. Kjo është arsyeja kryesore e dështimit të Bashës”, tha Elezi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE