web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Arjan Sala, heroi ynë”/ Meta: Uroj të ndërtohet një shtet më njerëzor!

27 Mars 2021, 08:21, Aktualitet CNA

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për humbjen e Arjan Salës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se uron që të ndërtohet ndërtohet një shtet më njerëzor, më i dhembshur, më social dhe më reagues, që nuk i braktis njerëzit në nevojë në momentet më të vështira.

?ARJAN SALA, HEROI YNË!
Shumë dhembje, mirënjohje e respekt të thellë për këtë njeri të jashtëzakonshëm, që në kushte shumë të vështira, me ndjenjën e lartë të përmbushjes së detyrës, shpëtoi jetën e shumë qytetarëve duke qenë i ndërgjegjshëm se po humbte jetën e tij.

Me sakrificën sublime, Arjan Sala hyri në zemrat tona për t?u përjetësuar si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit, shembull i mirësisë dhe i vlerave më të larta humane. Mbi vetëflijimin e Tij uroj të ndërtohet një shtet më njerëzor, më i dhembshur, më social dhe më reagues, që nuk i braktis njerëzit në nevojë në momentet më të vështira, por që mendon për ta dhe i respekton me përulësi çdo ditë Heronjtë e thjeshtë e të heshtur dhe sakrificat e tyre në shërbim të komunitetit.

Ngushëllimet më të ndjera familjes! Lutemi që shpirti i Heroit tonë Arjan Sala të prehet në paqen e merituar!?, shkruan Meta.





Lajmet e fundit nga