Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
?The Wall Street Journal?
Kur në fundin e vitit 2019, u raportua në media se një virus i ngjashëm me SARS-in ishte duke u përhapur në Vuhan të Kinës, shumica e amerikanëve nuk e imagjinuan se qeveria e tyre do të mbyllte së shpejti shkollat, kishat dhe bizneset, do t?i urdhëronte njerëzit që të qëndronin në shtëpi, dhe se do të shpenzonte më shumë se 5 trilion dollarë për të kompensuar dëmet.
Megjithatë, ja ku jemi një vit më vonë. Ky përvjetor, është një moment për të analizuar
se çfarë ka nxjerrë në pah kjo pandemi dhe si ka reaguar SHBA-ja. Punonjësit e shëndetësisë kanë qenë të guximshëm, kompanitë e ilaçeve të zgjuara, dhe amerikanët mesatarisht rezistentë.
Po klasa politike dhe ekspertët e shëndetësisë? Jo dhe aq. E fillojmë me Kinën dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, e cila supozohet të mbajë nën mbikëqyrje kërcënimet globale mbi shëndetin. Kina gënjeu dhe OBSH e pranoi sjelljen e Pekinit.
Pas censurimit të mjekëve kinezë, Pekini mohoi të kishte prova të transmetimit të sëmundjes nga njeriu tek njeriu, derisa pak ditë para se të mbyllte në karantinë provincën Hubei me 60 milion njerëz. Por deri atëherë shumë kinezë ishin larguar prej andej për shkak të Vitit të Ri Hënor.
Ajo vonesë i kushtoi botës disa javë që ishin jetike në përgatitjen për t?i bërë ballë virusit. E megjithatë, OBSH-ja e lavdëroi Kinën për ?transparencën?e saj. Tani e dimë që virusi po përhapej vrullshëm që nga fundi i janarit pa u zbuluar në SHBA dhe Evropë.
Aftësia e Kinës për të manipuluar OBSH-në, tregon se si bota e lirë i ka besuar më shumë sesa duhet institucioneve multilaterale në raportet e tyre me qeveritë autoritare si anëtare. Presidenti i ri amerikan Xho Biden dhe demokratët, fajësojnë Donald Trumpin për 530.000 amerikanët që deri tani kanë humbur jetën nga pandemia, megjithëse çdo administratë
do të kishte hasur jo pak vështirësi.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kundërshtuan zhvillimin e një testi për Covid-19, dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), ishte shumë e ngadaltë në autorizimin e alternativave private. SHBA-ja u përball në fillim me një mungesë të theksuar të pajisjeve mbrojtëse dhe ventilatorëve,edhe pse u mobilizua shpejt në të dyja frontet. Vdekjet në SHBA nga Covid-19 në raport me popullsinë e përgjithshme, janë të krahasueshme me ato të Evropës Perëndimore. Edhe vendet aziatike përjetuar një rritje të shpejtë të rasteve, megjithëse më pak vdekje për shkak të popullatave më të shëndetshme. Kombet ishullore si Australia dhe Zelanda e Re, i mbyllën kufijtë e tyre.
Trump e minimizonte shumë shpesh rrezikun e koronavirusit, dhe mania e tij për ta vendosur veten në qendër të historisë së Covid, është një nga arsyet kryesore pse ai humbi presidencën. Por edhe shumica e politikanëve dhe zyrtarëve të shëndetit publik, e minimizuan në fillim rrezikun nga ky virus pasi nuk donin që të shkaktonin panik. Gabimi më i madh i Donald Trump ishte besimi i tepërt tek ekspertët e shëndetit publik, dhe modelet e tyre të bllokimit. Ndërsa spitalet në Italinë e Veriut ishin tejmbushur me pacientë, epidemiologët parashikuan se e njëjta gjë do të ndodhte shumë shpejt edhe me spitalet amerikane.
Më 16 mars, Trump urdhëroi një bllokim kombëtar 15-ditor për të ?ngadalësuar përhapjen?, të cilin më vonë e zgjati deri në prill. Bllokimet ishin të kuptueshme një vit më parë në verilindje të vendit, duke pasur parasysh se diheshin shumë pak gjëra mbi Covid.
Por siç paralajmëruam në atë kohë ?asnjë shoqëri nuk mund të mbrojë shëndetin publik për një kohë të gjatë, me koston e shëndetit të saj të përgjithshëm ekonomik?. Ndërsa mbylljet e shteteve vazhduan, ato shtuan dëmet e virusit.
Tragjedia është se sa keq i jemi përshtatur pandemisë, teksa kemi mësuar më shumë rreth rreziqeve. Studimet nga Evropa, tregojnë se gati gjysma e vdekjeve ndodhnin në azilet e të moshuarve, ndërsa fëmijët e transmetonin rrallë këtë sëmundje apo të sëmureshin vetë rëndë.
Trajtimet u përmirësuan ndërsa mjekët mësuan më shumë rreth Covid-19. Por ?recetat? e qeverisë nuk ndryshuan. Sikurse ka argumentuar Filip Lemuan, provat të shumta kanë treguar se bllokimet nuk e zvogëlojnë përhapjen e virusit në planin afatgjatë. Gjithsesi, ato u shndërruan në një betejë ideologjike. Mediat e nxitën akoma më shumë këtë debat, teksa synonin të denigronin Trumpin, me rezultatet katastrofike që ka sjellë pandemia tek bizneset e falimentuara, jetët e humbura, dhe dëmtimin e shëndetit për shkak të vonesës në diagnoza, sëmundjet e patrajtuara dhe sëmundjet mendore që do të shtohen për vite me radhë.
Fëmijët kanë humbur një vit nga shkolla, dhe shumë prej tyre nuk do ta kompensojnë kurrë atë. Recesioni ekonomik që ka sjellë bllokimi, po dëmton më shumë punëtorët me të ardhura të ulëta, ndërsa amerikanët e pasur mund të punojnë nga shtëpia. Ndërsa është e pamundur që të përcaktohet sasia e dëmit social, trazirat e verës së kaluar dhe mosmarrëveshjet e forta politike, nuk ndodhën në një vakum. Kishte një alternativë. Dhjetëra mijëra mjekë nënshkruan ?Deklaratën e Madhe Barrington?, e cila rekomandonte që qeveria të minimizonte vdekjet dhe dëmet ekonomike duke mbrojtur më të rrezikuarit, dhe të lejonte që shumica e amerikanëve t?i ktheheshin jetës normale.
Individët dhe bizneset mund t?i përshtateshin koronavirusit dhe distancës sociale, siç e gjykojnë ata të arsyeshme. Por mediat dhe elitat progresive i hodhën poshtë këto zëra, dhe refuzuan të heqin dorë nga dogmatizmi i tyre mbi bllokimet.
Pandemia e Covid-19 ka sjellë humbjen më të madhe të lirisë së amerikanëve, me përkjashtim të kohës së luftës. Politikanët mbyllën kishat pa marrë fare parasysh Amendamentin e Parë. Ata urdhëruan mbylljen arbitrare që favorizoi disa biznese, por ndëshkoi shumë të tjerë.
Politikanët dhe qeveritë, e kanë përdorur pandeminë për të justifikuar një zgjerim të jashtëzakonshëm të pushtetit shtetëror. Qeveria duhej të vepronte që në mars 2020 për të shmangur katastrofën ekonomike nga bllokimet që urdhëroi. Por politikanët po vazhdojnë që të grumbullojnë pushtet edhe tani që po shpërndahen vaksinat.
Shpenzimet dhe deficitet qeveritare kanë arritur rekorde që prej Luftës së Dytë Botërore. Rezerva Federale është shndërruar de facto në një degë të Ministrisë së Financave, dhe vepron për të financuar defiçitet, një veprim ky me pasoja të panjohura për të ardhmen. Aktualisht pandemia po zbutet kryesisht falë zgjuarsisë së kompanive amerikane të barnave dhe bioteknologjisë. Operacioni ?Warp Speed? i Administratës Trump mori vendimin e duhur vitin e kaluar për të investuar 20 miliardë dollarë në zhvillimin e 6 vaksinave kandidate anti-Covid.
Ky është vendimi më i mirë që mori qeveria. Zakonisht, vaksinat kërkojnë një dekadë për t?u zhvilluar. Por vitet e investimeve private dhe inovacionit, kanë dhënë frytet e tyre me teknologjitë e përparuara që e kanë reduktuar në 1 vit këtë kohë. Pandemia ka qenë dëshmi e forcës së karakterit dhe rezistencës së amerikanëve, por nga ana tjetër një ngjarje e papritur për qeverinë. Ne do t?i paguajmë për breza më radhë teprimet me bllokimet./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.wsj.com/articles/lessons-of-the-long-covid-year-11615506819?mod=opinion_lead_pos1
Nga Kanishk Tharoor “The Guardian”Pas lajmit të bujshëm nënt...
Nga Allison Carragher “EU Observer”Vazhdon gara për të vaksi...
Nga Dominique Moisi “World Crunch”Një ditë Covid -19 do të m...
Nga Martin J.Bull “The Conversation”“Është ora jonë më e err...
Al Kapone ishte një gangster amerikan famëkeq. Me trafiqet e...
Nga John Follain & Alessandra Migliaccio “Star and Stripes”O...
Nga: Ben Hall “Financial Times”Në vitn 1976, 1 vit pasi iu d...
Nga Marco Rubio “Fox News”Xho Bajden është tani presidenti y...
Nga Conrad Black “National Interest”Administrata Bajden ësht...
Nga David FarrierTë gjitha qytetet janë rrënoja në gjendjen ...
Nga Felix Light “Newstatesman”Raundi i fundit i protestave n...
Covid-19 ka shkaktuar tashmë shumë vdekje dhe dëshpërim në B...
Nga Janet Bednarek “The Conversation”Në janar të këtij viti,...
Strategjia e vaksinimit të 27 vendeve të Bashkimit Evropian ...
Nga Ido Vock “New Statesman”Javën e kaluar, nisën të bëheshi...
Nga Larry Bell “Newsmax”Të gjithë oratorët e Konferencës së ...
Operacionet kirurgjikale çezariane, kanë qenë një pjesë e ku...
Kur pacientët me Covid-19 mbërrijnë në urgjencën e një spita...
Nga John Grant “Smithsomian Magazine”Kjo është një pyetje, q...
Parandalimi i infeksionit Covid-19, ndodh përmes shumë gjest...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...