web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drogoi të miturën dhe e përdhunoi/ Në pranga 26 vjeçari

10 Mars 2021, 12:39, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Erseke.

Orges Memo 26 vjeç është vënë në pranga nga policia i cili dyshohet se ka droguar dhe abuzuar seksualisht me një vajzë   të mitur për disa ditë. Mendohet se ngjarja ka ndodhur me 1 mars të këtij viti.

Fillimisht i riu e ka droguar të miturën në Ersekë, më pas e ka përdhunuar në një banesë në fshatin Kamnik.

?Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit O. M., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale ?Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç? dhe ?Nxitja për përdorimin e drogës?, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur dhe e ka detyruar atë që të përdorë lëndë narkotike? njofton policia /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga