Krimi që ka ndodhur me protestën
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Kandidati i Bindjes Demokratike për Korçën Leonard Olli thotë se qytetarët duhet të votojnë individin dhe jo siglën e partisë.
?E rëndësishme është që qytetarët të shohin individin, nuk mund të jemi si partitë e majta që votojnë siglën. E djathta është vlerë, ideologji, pastërti e figurës dhe vijimësi. Nuk ka të bëjë vjetërsia në moshë, por në mendjet tona?, tha Olli në studion e “Dita Jonë”.
Edhe pse Bindja Demokratike është e qasur ndaj elektoratit të djathtë, Olli thekson se i drejtohet çdo shqiptari që kërkon ndryshimin përfundimtar absolut dhe jo thjesht rrotacionin, pasi vendi ndodhet në diktaturë urie dhe prag shteti policor. Sipas tij Bindja Demokratike kërkon heqjen e kryetarokracisë dhe heqjen e kompetencave të kryeministrit.
?Oferta jonë ne jemi të qasur me elektorat të djathtë për shkak të trashëgiminë dhe besimit tonë politik, por 15 vitet e fundit kanë dëshmuar sa ka ardhur dhe është shuar koncepti i ideologjive dhe ne kemi një votues të hutuar që nuk di ç?të bëjë dhe prandaj gjendja është në vendnumëro. Ne i drejtohemi çdo shqiptari që është dakord me ndryshimin përfundimtar. Jemi e vetmja parti që hymë në zgjedhje kemi material të detajuar në 24 tetor 2019 në komisionin e reformës ku kërkonim ndryshim themelor të saj, por edhe të kushtetutës që lidhej drejtpërdrejt që dy partitë e mëdha refuzuan t?i marrin në shqyrtim dhe kjo është ajo që ne u paraqesim shqiptarëve ndryshim absolut. Heqjen e të gjitha meritave që mund të ketë kryetarokracia, dhe heqjen e kompetencave të kryeministrit që është i paprekshëm pse nuk i ndryshuan këto? Po nëse nuk do ishin partitë e tjera çfarë do të ndodhte në Shqipëri do të kishim bojkot masiv. Morën pushtetin nuk duna t?i ndryshojnë gjërat se presin radhën. Ne nuk vuajmë për programe ekonomike, por te mentaliteti. Ne jemi në diktaturë urie dhe në prag të shtetit policor?, tha Olli.
Ai u shprehet optimist dhe krenar që pas dy vitesh pasi u anatemuan nga kundërshtarët, hynë në zgjedhje duke thyer tabunë për të përmbysur këtë sistem përmes zgjedhjeve. Sipas tij nëse edhe opozita e cila dogji mandatet, nëse do të kishte hyrë në zgjedhje sot do të kishte një pjesë të madhe të bashkive dhe do të kishte situatën në kontroll.
?Në raport me shumë forca të tjera politike dhe tradicionale jemi jo thjesht optimistë por ndjehemi dhe krenarë, se sot pas 2 vitesh pasi u anatemuam për paterica, trajlera, traget të kundërshtarëve tanë natyralë dhe hymë në zgjedhje duke thyer tabunë, se sado i deformuar është ky sistem ta përmbysim po nëpërmjet zgjedhjeve dhe nëse e kuptojmë që është e pamundur atëherë padiskutim që duhet një rezistencë. Pro nuk ka rrugë të tjera o nëpërmjet sistemit që u deformua rrugës, ose nëpërmjet përplasjes. Ne menduam që nuk ishte koha e përplasjes dhe opozita e sotme e vetëdeklaruar se të jesh në opozitë duhet ta meritosh, do kishte një pjesë dërrmuese të bashkive?.
Sa i takon bashkëpunimit me Topallin ai thotë se do të ketë bashkëveprim në zona të caktuar për të mos dëmtuar njëri-tjetrin, por thotë se risia e Bindjes Demokratike është edhe gara mes njëri-tjetrit.
?Besojmë në bashkëpunim strategjik në zona të caktuara do kemi bashkëveprim për të mos dëmtuar njëri tjetrin. Ne kemi një garë me kundërshtarët dhe brenda nesh. Ne jemi partia që sjell risinë?.
Nëse Bindja do të ketë një votë për formimin e qeverisë, Olli shton se do të bashkëpunojnë me atë forcë që mundëson ndryshimin e sistemit, kushtetutës dhe ligjit të partive politike.
?Jemi në udhëkryq të madh në 30-vjeçarin e një demokracie në forcim, që në vend të forcohemi, po dobësohemi vitet e fundit jemi në stanjacion. Nëse do jemi në gjendje të kemi një votë qeveriformuese, nëse kemi mundësinë ndryshimin e kushtetutës, sistemit, ligjit të partive politike. Nuk është më çështje me PD dhe për aq kohë sa dy partitë e mëdha kanë humbur orientimin e tyre ideologjik, ne do të mbështesim atë forcë që pranon për të ndryshuar Shqipërinë?, perfundoi Olli./CNA.al
Kryeministri Edi Rama i ka bërë ftesë inxhinieres Luljeta Bo...
Ndërsa ndodhemi 50 ditë larg zgjedhjeve të 25 prillit, kreu ...
Drejtuesja e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli ka p...
Televizioni i Çim Pekës ka bërë një sondazh ku ka pyetur qyt...
Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se...
Politologu Adri Nurellari shpjegoi se arsyeja kryesore pse E...
Shumica e shqiptarëve vijon të ketë prirje të votojë partitë...
Presidenti Ilir Meta ka folur me tone shumë të ashpra gjatë ...
Partia Socialiste është duke mbyllur emrat që do garrojnë pë...
Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi tregoi qëll...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi është i ftuar mbrëmjen e sotme n...
Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se...
Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me Turqinë për bashk...
Socialistët janë duke i dhënë dorën e fundit listave të kand...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Presidenti Ilir Meta, ka përshëndetur Projekt-Rezolutën për ...
Kryeministri, Edi Rama ftoi sot publikisht, shefen e Infekti...
Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian (AFET) miratoi so...
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka dalë...
Monika Kryemadhi dje në një dalje televizive në emisionin “O...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...