Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Euro mbetet monedha më e lirë për të marrë kredi nga familjet shqiptare.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se për vitin 2020 interesi mesatar i kredive të reja në euro për individët ishte 3.56%, në rënie të lehtë nga niveli mesatar prej 3.79% i vitit 2019.
Për lekun interesat mesatare ngelen më të larta dhe mesatarja e ponderuar e llogaritur nga Banka e Shqipërisë në segmentin e individëve për vitin 2020 ishte 6.54%. Edhe për lekun interesat pësuan një rënie të lehtë krahasuar me vitin 2019, kur interesi në terma mesatarë kishte qenë 6.66%.
Hendeku i interesave mes euros dhe lekut në vitet e fundit është ngushtuar, megjithatë monedha europiane ngelet ende alternativa më e lirë në huamarrje. Kjo përcaktohet në radhë të parë nga politikat monetare. Për euron, norma bazë e interesit është në territor negativ dhe mbajtja e likuiditeteve të painvestuara përbën kosto për institucionet financiare.
Për lekun norma bazë e interesit është në nivelin minimal historik prej 0.5%, por nivel ky sidoqoftë më i lartë krahasuar me euron. Ndryshimi në normat bazë mes dy monedhave përcakton edhe ecurinë e treguesve benchmark (referues) në kredidhënie. Për euron treguesi benchmark është euribori, që aktualisht ndodhet në vlera negative (-0.5% për euriborin 12 mujor). Për lekun, treguesi referues është yield-i i bonove të thesarit, që aktualisht është ndjeshëm më i lartë dhe për bonot me maturim 12 mujor qëndron pak sipër nivelit të 2%.
Strategjia e Bankës së Shqipërisë për uljen e euroizimit të sektorit financiar ka tentuar të ekuilibrojë disi hendekun e normave të interesit mes dy monedhave, duke përcaktuar një normë të rezervës të detyrueshme më të ulët për lekun dhe më të lartë për euron. Gjithashtu, në rastet kur kredimarrësi ekspozohet ndaj rrezikut të kursit të këmbimit (i ka të ardhurat në monedhë të ndryshme nga ajo që paguan kredinë), bankave iu kërkohet një mbulim më i lartë me kapital. Por megjithëse politikat rregullatore tentojnë të shtojnë kostot e kredisë në euro, ajo ngelet ende më e lirë.
Në diferencën e normave të interesit ndikon shumë edhe profili i produkteve të kredisë për secilën monedhë. Kredia në euro merret nga individët sidomos me qëllim blerjen e banesave, ku normat e interesit janë ndjeshëm më të ulëta. Po të krahasojmë normat e interesit mes lekut dhe euros vetëm për kredinë për shtëpi, diferencat janë shumë më të vogla. Sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar interesi mesatar i kredive për shtëpi në lekë ishte 3.66%, ndërsa i atyre në euro 3.06%.
Leku ka një peshë dominuese në portofolin e kredive konsumatore, ku normat e interesit janë më të larta, duke qenë se këto kredi nuk sigurohen me kolateral. Pesha më e lartë e kredisë konsumatore bën që edhe interesi mesatar i kredisë për lekun të rritet.
Kredia në euro është më e lirë, por bart me vete rrezikun e kursit të këmbimit, në rastin kur huamarrësi i ka të ardhurat në lekë. Në vitet e fundit, kursi mes euros dhe lekut ka kaluar disa momente sporadike luhatjesh të forta. Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë ka mjaftuar për ta stabilizuar kursin, luhatje si ajo e marsit të vitit të kaluar kur leku u nënçmua me reth 7% brenda pak javësh e bënë më të prekshëm rrezikun e kursit të këmbimit. Ky është një faktor që duhet llogaritur në zgjedhjen e monedhës së kredisë, sidomos për horizonte kohore afatgjata.
Megjithëse euro është monedhë më e lirë për të marrë kredi, çmimi nuk është faktori i vetëm përcaktues dhe në vitet e fundit kreditimi po orientohet më shumë drejt lekut. Sipas Bankës së Shqipërisë, 60% e kredisë së re vitin e kaluar u dha në lekë. Në fund të vitit 2020, pesha e kredisë në valutë zbriti në 50.4% të portofolit total, nga 51.5% që kishte qenë një vit më parë dhe 56.6% në fund të vitit 2018. /Monitor
Shitjet online u revolucionarizuan gjatë pandemisë Covid-19,...
Çmimi i gazit është shtrenjtuar javëve të fundit si për ata ...
Qeveria ka kryer shpenzimet kapitale faktike prej 91,2 milia...
Pas përjashtimit nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në import, t...
Pandemia i dha zhvillim të pazakontë tregtisë online. Mbi 20...
Në pesë vitet e fundit 2015-2020 turizmi dhe bujqësia janë s...
Kufizimi i qarkullimit në doganën e Kapshticës për shkak të ...
Numri i të punësuarve u rrit më tej në vitin 2019, por shtim...
Lufta ndaj informalitetit gjatë vitit 2021 do të kalojë në n...
Bashkëthemeluesja e Lëvizjes për Ndryshim Melisa Braci ka bë...
Deficiti buxhetor, apo diferenca mes shpenzimeve dhe të ardh...
Në fund të vitit 2020, jashtë sistemit bankar qarkullonin 34...
Çmimet e naftës në vend janë rritur me 6-8 lekë ditët e fund...
Paga mesatare mujore në Shqipëri në vitin 2019 arriti në 52....
Partia Demokratike na prezantuar planin e saj ekonomik që do...
Shpërthimi i krizës së lidhur me COVID-19 në muajin mars të ...
Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku teksa ka folur program...
Ministria e Financave ka hartuar tre skenarë për ecurinë eko...
Nga data 1 janar i këtij viti, të gjitha subjektet që kanë q...
Shqipëria pritet të vaksinojë 60-70% të popullsisë së rritur...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...