Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Çmimet e naftës në vend janë rritur me 6-8 lekë ditët e fundit, duke shënuar rritjen e parë që kur filloi pandemia.
Në pikat e tregtimit të Kastrati, më i madhi i shumicës dhe i pakicës në vend, një litër naftë shitet me 156 lekë, nga 148 lekë më parë.
Edhe Eida Petroleum, i dyti më i madh në vend ka rritur çmimet në pothuajse të njëjtat nivele (155 lekë). Në disa pika tregtimi më të vogla, nafta tregtohet ende midis 144 dhe 150 lekë.
Që nga muaji mars, kur çmimet e karburanteve në tregjet ndërkombëtare ranë me shpejtësi (deri në nivele negative), si rrjedhojë e rënies së konsumit nga kufizimet e pandemisë, edhe në vend nafta shënoi trend rënës, me rreth 25-30 lekë lekë për litër.
Nga mbi 180 lekë, që ishte në shkurt, çmimet e naftës zbritën poshtë 150 lekëve (midis 144-148 lekë).
Operatorët e tregut pohojnë se tendenca e fundit rritëse lidhet me shtrenjtimin e karburanteve në tregjet ndërkombëtare.
Çmimi i Naftës në Londër u rrit në mbi 60 dollarë për fuçi për herë të parë në më shumë se një vit, duke treguar një rimëkëmbje nga ndikimet e periudhës së pandemisë, e cila detyroi globalisht bllokimin e ekonomisë.
Aktualisht çmimet kanë një prirje për lart ndërsa rafinuesit po rrisin gradualisht normat e përpunimit për të përmbushur kërkesën e shtuar të produktit.
Marrëveshja historike e ndërprerjes së prodhimit nga OPEC + ka dhënë një ndihmesë të madhe. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë vlerëson se Rezervat globale janë zvogëluar me rreth 300 milion fuçi, që kur grupi bëri reduktime të thella në muajin maj. Ndërkohë, furnizimi i reduktuar dhe një nxitje e kërkesës e drejtuar nga vaksinat e Covid-19 kanë ndikuar në ngritjen e kurbës së çmimeve të naftës, e cila inkurajon më shumë zbrazjen e depozitave.
Kina ka qenë një faktor kryesor i rimëkëmbjes së tregut, ndërkohë që kërkesa e Indisë është kthyer pothuajse në nivelet e vitit të kaluar. Shkurtimi i prodhimit të Arabisë Saudite jep më shumë besim në aftësinë e OPEC + për të menaxhuar furnizimin.
Konsumi i karburanteve i dobët, por importet arritën në nivele rekord
Të dhënat e INSTAT tregojnë se konsumi i karburanteve në vend ka qenë i dobët, sidomos në periudhën e karantinës dhe kufizimit të lëvizjeve. Në mars dhe në prill, konsumi u tkurr me mbi 30%, ndërsa vijoi të mbetej në territor negativ edhe në verë, duke u tkurrur me 12% në gusht, si rrjedhojë e numrit të ulët të turistëve. Konsumi u rimëkëmb vetëm në tetor, duke u rritur me 3% në krahasim me të njëjtin muaj të 2019-s.
Ndonëse konsumi ka rezultuar i dobët, importet e karburanteve kanë qenë relativisht të larta, duke ndihmuar në krijimin e rezervave të blera me çmim të ulët. Sipas Ministrisë së Financave, për 10 mujorin, importi i karburanteve u rrit me gati 2%, duke arritur në nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë, në mungesë edhe të prodhimit vendas, pas mosfunksionimit të rafinerisë së Ballshit./Monitor
Paga mesatare mujore në Shqipëri në vitin 2019 arriti në 52....
Partia Demokratike na prezantuar planin e saj ekonomik që do...
Shpërthimi i krizës së lidhur me COVID-19 në muajin mars të ...
Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku teksa ka folur program...
Ministria e Financave ka hartuar tre skenarë për ecurinë eko...
Nga data 1 janar i këtij viti, të gjitha subjektet që kanë q...
Shqipëria pritet të vaksinojë 60-70% të popullsisë së rritur...
Nga 56 litër për hektar deri 106 litër për hektar nafta pa t...
Kërkesa në rritje për konsumin e arrorëve dhe kushtet e përs...
Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Standard & Poor’s, në ri...
Vlera e importeve e produkteve farmaceutike shënoi rekord hi...
Tendenca e shqiptarëve për t’i mbajtur paratë në llogari të ...
Euro shënoi pak ndryshime, duke u këmbyer në 1.2216 $, afër ...
Për të gjithë bizneset që operojnë në zona pa mbulim interne...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj së bashku m...
Një valë ndërtimesh nisi në kryeqytet që pas vitit 2017, e r...
Në vitin që lamë pas, pavarësisht se pandemia përkeqësoi eko...
Shqipëria u rendit e gjashtë në botë në vitin 2019 sa u përk...
Industria prodhuese dhe veçanërisht fasoneria është sektori ...
Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019 rriti varfërinë subje...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...