Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Standard & Poor?s, në rishikimin më të fundit të saj (1 shkurt 2021), konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në ?B+?, si dhe me perspektivë ?të qëndrueshme?.
S&P parashikon që në vitin 2021 ekonomia do të rritet me rreth 4.5%, me supozimin që nuk do të ketë një valë tjetër të fortë të infektimeve, e cila mund të çonte në një mbyllje tjetër të fortë, si dhe vlerëson që Pandemia COVID-19 dhe kufizimet e lidhura me lëvizjen e njerëzve, bënë që ekonomia e Shqipërisë të kontraktohej me rreth -5% në vitin 2020.
Pandemia ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë veçanërisht në sektorin e turizmit. Impakti i këtij sektori në ekonominë shqiptare sipas vlerësimit të Standard & Poor?s mund të jetë edhe më i theksuar se në vendet e rajonit për shkak të peshës më të lartë që zë ky sektor në Shqipëri.
Gjithashtu, agjencia shprehet se, qeveria arriti të sigurojë kredi nga Institucione Financiare Ndërkombëtare, si dhe arriti të emetojë një Eurobond të suksesshëm në tregjet ndërkombëtare për të financuar hendekun fiskal dhe për të ndaluar presionet e bilancit të pagesave.
S&P shprehet se, humbjet në të ardhura, shpenzimet shtesë të lidhura me pandeminë, si dhe shpenzimet kapitale të rritura bënë që deficiti në 2020 të zgjerohej në rreth 6.7% të PBB-së, nga 1.9% në 2019.
Agjencia e konsideron të lartë këtë nivelin aktual të borxhit dhe vlerëson ekspozimin ndaj rreziqeve të mundshme fiskale. Agjencia projekton që raporti i borxhit të përgjithshëm të qeverisë ndaj PBB-së pasi të arrijë në rreth 77% të PBB-së në vitin 2021, pritet të bjerë nga viti 2022 e më tej, ndërkohë që ekonomia rikuperohet, shuhet gradualisht efekti i masave suportuese.
Agjencia shprehet se disa përpjekje të qeverisë do të mbështesin konsolidimin në vitet e ardhshme.
Qeveria Shqiptare pret që të zbatojë një strategji afatmesme të të ardhurave për të rritur mbledhjen e të ardhurave.
Qeveria Shqiptare ka filluar zbatimin e një sërë sistemeve, përfshirë atë të Fiskalizimit për të siguruar mirëadministrim fiskal, për të modernizuar sistemin ekzitues fiskal dhe për të siguruar rritje të të ardhurave ndaj PBB-së në mbi 30% në vitet e ardhshme.
S&P shprehet se për të rivendosur disiplinën fiskale, amendimet e fundit të bëra nga autoritetet në ligjin organik të buxhetit sanksionojnë që qeveria duhet të arrijë dhe të mbajë një balancë primare pozitive prej vitit 2023 e në vijim.
Ky sugjerim i shtohet rregullit ekzistues së uljes të borxhit, i cili kërkon një rënie në raportin e borxhit të përgjithshëm të qeverisë ndaj PBB-së deri sa ai të arrijë në nivelin 45%.
Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë në parashikimet makro-fiskale, është angazhuar për një rikthim drejt konsolidimit fiskal, ashtu sikundër në periudhën 2013-2019.
Sipas S&P, autoritetet po ndjekin në mënyrë aktive përpjekjet për të përmirësuar profilin e borxhit publik, i cili aktualisht karakterizohet nga risku i rifinancimit dhe ai i kursit të këmbimit. Maturiteti mesatar i borxhit publik kohët e fundit është rritur, por mbetet relativisht i shkurtër, në 4.5 vjet./CNA.al
Vlera e importeve e produkteve farmaceutike shënoi rekord hi...
Tendenca e shqiptarëve për t’i mbajtur paratë në llogari të ...
Euro shënoi pak ndryshime, duke u këmbyer në 1.2216 $, afër ...
Për të gjithë bizneset që operojnë në zona pa mbulim interne...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj së bashku m...
Një valë ndërtimesh nisi në kryeqytet që pas vitit 2017, e r...
Në vitin që lamë pas, pavarësisht se pandemia përkeqësoi eko...
Shqipëria u rendit e gjashtë në botë në vitin 2019 sa u përk...
Industria prodhuese dhe veçanërisht fasoneria është sektori ...
Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019 rriti varfërinë subje...
Mbi 9 mijë sipërmarrje biznesi nuk arritën të mbijetojnë në ...
Gati gjysma e bizneseve të vogla dhe te mesme në Ballkanin P...
Në rast të një pandemie më të rëndë, autoritetet do të duhet...
Ndryshimet klimatike vitet e fundit e kanë bërë dimrin më të...
Viti i ri 2021 nisi me rritjen e çmimeve të cigareve, mielli...
Emigracioni i lartë, së fundi i përqendruar në individë të a...
Dorian H. është një i ri shqiptar që ka fituar deri më tani ...
Nga Agron Haxhimali*Drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive...
Karantina nxiti e-commerce globalisht dhe ashtu si kudo në S...
Kriza e shkaktuar në ekonomi nga pandemia e koronavirusit dh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...